LAJMI I FUNDIT:

Nga Aubameyang, te Ozil dhe dy yjet shqiptare – 10 transferimet më të shtrenjta në histori të Arsenalit

Nga Aubameyang, te Ozil dhe dy yjet shqiptare – 10 transferimet më të shtrenjta në histori të Arsenalit

Topçinjtë kanë siguruar transferimin e Pierre – Emerick Aubameyang, i cili tashmë kryeson listën e blerjeve më të shtrenjta.

Arsenali ka kompletuar tranferimin e lojtarit nga Gaboni, Pierre – Emerick Aubameyang nga Dortmundi për një shumë prej 55 milionë funtesh, plus 5 miilonë të tjera në formë të bonuseve.


me këtë rast, Aubameyang është bërë edhe transferimi më i shtrejtë në histori ët Arsenalit, por kush janë emrat tjerë që përbëjnë top 10-shen e transferimeve më të shtrenjta të klubit londinez.

10. Santi Cazorla – 16.5 milionë funte

Vlera e tij për Arsenailn është shfaqur në kohërat kur ai ka munguar dhe është shoqëruar me mungesë të vazhdimësisë me mesfushorin spanjoll që ka treguar vizion dhe përshtatshmëri për ta bërë ekipin një mekanizëm funksional.

Arriti nga Malaga në vitin 2012 si dy herë fitues i Kampionatit Evropian dhe ka fituar dy FA Cup në Angli, shënoi në njërën prej finaleve dhe është shpallur Njeriu i Ndeshjes në tjetrën finale.

9. Andrey Arshavin – 16.95 milionë funte

Një marrëveshje e komplikuar e cila përfundimisht u zyrtarizua 24 orë pas mbylljes së afatit kalimtar të janarit në vitin 2009.

Reprezentuesi rus ka arritur në mes të një stuhie bore dhe përkundër faktit se shfaqi magji në disa raste, përfshirë katër gola ndaj Liverpoolit në prill të vitit 2009, ai kurrë nuk ka arritur të përmbushë potencialin e tij që e ka bërë atë një prej lojtarëve më të kërkuar te Zeniti.

8. Lucas Perez – 17.1 milionë funte

Një sezon me 17 gola në Deportivo La Coruna bindi Arsenalin që të bëjë transferimin e tij në vitin 2016, por spanjolli vuajti për minutazhë pasi Sanchez dhe Giroud ishin të paprekshëm, e kështu shënoi vetëm shtatë gola në 21 paraqitje.

U shfaq i mrekullueshëm kur kishte rastin që të tregohej, por frustrohej me mungesën e minutazhit dhe tash është sërish i huazuar te Deportivo La Coruna.

7. Jose Antonio Reyes – 17.4 milionë funte

Transferimi më i shtrenjtë në histori të Arsenalit deri në fillimin e epokës së transferimeve të shtrenjta në krejt futbolin evropian. Erdhi në kohën para përurimit të Emirates.

Spanjolli u bashkua nga Sevilla në janar të vitit 2004 dhe ndihmoi “Të pamposhturit” që të fitojnë titullin e Ligës premier para se të shijonte edhe një trofe të FA Cup sezonin vijues, e arriti po ashtu finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2006.

6. Granit Xhaka – 34 milionë funte

Me Topçinjtë që kanë vuajtur me vite për të zëvëndësuar ikonat që luanin në mesfushë, shumë të mëdha të hollash u shpenzuan që të transferohej shqiptari nga Kosova prej Borussia Monchengladbachut.

Problemet disiplinore e kanë shqetësuar në fillim të sezonit debutues, opr ai fitoi FA Cup dhe tash po e shpaguan investimin e klubit të tij.

5. Shkodran Mustafi – 35 milionë funte

Duke konsideruar se problemet në mesfushë ishin zgjedhur me transferimin e Granit Xhakës në vitin 2016, Topçinjtë kërkuan një tjetër shqiptar për të forcuar radhët e mbrojtjes, e më mirë se një kampion bote nuk do të mund ta bënte askush tjetër.

Mustafi ka formësuar një nga partneritetet më të mira defensive me Koscielnyn në Emirates.

4. Alexis Sanchez – 35 milionë funte

Arsene Wenger ka shpenzuar këtë shumë të madhe të hollash për ët sjellë sulmuesin punëtor nga Barcelona.

Gjatë kohës së tij në Emirates, Alexis shënoi 80 gola në 166 paraqitje para transferimit te Unietd si pjesë e një shkëmbimi që e pa Henrikh Mkhitaryanin të transferuar te Arsenali.

3. Mesut Ozil – 42.5 milionë euro

Një transferim goditës nga Real Madridi në verën e vitit 2013, Wenger theu rekordin e klubit për të marrë mesfushorin plot përvojë.

Ozil ka fituar tri FA Cup gjatë kohës së tij në Londër dhe ka shënuar 36 gola e ka bërë 63 asistime në 181 paraqitje.

2. Alexandre Lacazette – 46.5 milionë funte

Francezi u bë transferimi i ri rekord i Wengerit verën e vitit të kaluar kur nënshkroi për pesë vjet në një transferim nga Lyoni.

Nëntë gola në 27 paraqitje deri tash këtë sezon sugjerojnë se ai është nër rrugë të duhur për një karrierë golashënuese në Londrën e Veriut.

1. Pierre Emerick Aubameyang – 55 milionë funte

Reprezentuesi nga Gaboni është bërë transferimi rekord nga Dortmundi pas largimit të Alexis Sanchezit.

Ai ka shkëlqyer në Gjermani, duke shënuar 141 gola në 213 ndeshje dhe shpreson që t’i jepë shtytje luftës së Arsenalit për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Prishtina lëshon në fund fitoren nga duart, Trepça tregon karakter

Super Liga
Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Ultimatumi i Chelseat për Pochettinon

Premier League
Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Arne Slot zyrtarisht konfirmon se dëshiron t'i bashkohet Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori