LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj, homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti

Haradinaj, homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në 21 vjetorin e rënies së luftëtarëve të radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Haradinaj me këtë rast tha se po bën homazhe tek heronjtë e kombit dhe ndër themeluesit e UÇK.


Ai tha se në këtë ditë ka plot ngjarje dhe dëshmorët do t’i kujtojnë në mënyra të ndryshme.

“Duke shpreh respekt dhe duke u kujdes që nderi e lavdia të luftëtarëve të lirisë e sakrificës për liri të jetë çdoherë me ne… Lulet i ka vendos më i riu i familjes Pajaziti…Duam ta bëjmë kulturë në të ardhmen që shiritat kur i premë, ngjarjet që ndodhin mundësisht të mos i bëjmë ne po të rinjtë, fëmijët  e dëshmorëve”, tha Haradinaj.

Edhe  zyrtarë të komunës së Prishtinës kanë bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti.

Ndryshe, gjatë ditës në Podujevë do të mbahet ceremonia e zbulimit të shtatoreve të dëshmorëve Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Konushevci.

Po ashtu në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, mbahet akademi përkujtimore.

Dëshmorët Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kanë rënë heroikisht më 31 janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë, në një pritë të organizuar nga policia dhe njësitë tjera të armikut serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori