LAJMI I FUNDIT:

BQE, inflacioni imponon blerjen e borxheve

BQE, inflacioni imponon blerjen e borxheve

Shefi i ekonomistëve i Bankës Qendrore Europiane, Peter Praet, tha se institucioni do të ndalojë injektimin e parasë së lirë drejt ekonomisë së Eurozonës, vetëm kur të ketë besim se inflacioni do të arrijë objektivin pa nevojën e stimujve.

Praet, një nga arkitektët e programit të blerjes së titujve të borxhit prej 2.55 trilionë euro të BQE, i’u përgjigj thirrjeve nga politikëbërësit për të ndaluar këtë skemë, që është fajësuar se po nxit krijimin e flluskave në tregun e pronave dhe të borxhit.


Përpara se BQE të marrë një vendim të tillë, zyrtarët duhet të jenë të sigurt se inflacioni po i drejtohet objektivit prej rreth 2% dhe se mund ta mbajë këtë tendencë edhe me heqjen e stimujve.

“Kur këshilli drejtues të gjykojë se kushtet janë arritur, blerjet e aktiveve do të skadojnë, në linjë me udhëzimet tona”, tha Praet.

Institucioni me seli në Frankfurt ka konfirmuar javën e kaluar se do të vazhdojë blerjen e obligacioneve së paku deri në shtator.

Inflacioni në zonën e monedhës të përbashkët është regjistruar së fundmi sipër 1%, por nuk pritet të arrijë objektivin në vitet e ardhshme. Rritja e euros është gjithashtu një faktor negativ për objektivin mbi nivelin e çmimeve, për shkak se i bën importet më të lira. /Telegrafi/