LAJMI I FUNDIT:

Juventusi interesohet për Carrascon

Juventusi interesohet për Carrascon
Carrasco ka shkëlqyer me fanellën e Atletico Madridit

Juventusi ka kërkuar informacionet e para nga Atletico Madridi për disponishmërinë e anësorit belg, Yannick Carrasco, pasi italiani Matteo Politano duket se preferon kalimin te Napoli.

Bardhezinjtë mund të kenë nevojë për një anësor të ri, pasi Juan Cuadrado ka qenë jashtë veprimit që nga mesi i dhjetorit dhe mund të kërkojë një ndërhyrje kirurgjikale për të korrigjuar lëndimet e përsëritura të kyçit të këmbës.


Kjo ndërhyrje do ta vendoste kolumbianin mënjanë dy deri në tre muaj dhe Zonja e Vjetër duhet të kthehet në treg për një lojtar të ri.

Skuadrat e mëdha italiane në garë për Politanon
Lexo po ashtu Skuadrat e mëdha italiane në garë për Politanon

Anësori italian, Politano kishte dalë si zgjedhja e parë, por ylli i Sassuolos duket i vendosur të bashkohet me Napolin, të cilët ishin pas lojtarit shumë më herët.

Carrasco gjatë një dueli me lojtarët e Realit, Kroos dhe Nacho (Getty Images)

Tani mediumi italian Sky Sport Italia pretendon se Juventusi i është afruar Atletico Madridit për të pyetur për belgun Carrasco.

Reprezentuesi 24-vjeçar belg me prejardhje spanjolle luan në krahun e majtë të mesfushës dhe sulmit, por gjithashtu mund të punojë edhe në të djathtë ose prapa sulmuesve.

Joao Mario për Correan ose Carrascon?
Lexo po ashtu Joao Mario për Correan ose Carrascon?

Deri më tani këtë sezon, Carrasco ka kontribuar me katër gola dhe pesë asistime në 25 ndeshje konkurruese për Atleticon.

Lojtari belg thuhet se i pëlqen edhe rivalëve të urryer të Juventusit, Interit, të cilët kërkuar shkëmbim me Joao Marion, i cili kaloi para disa ditëve te West Hami. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori