LAJMI I FUNDIT:

Topalli: Aktivistët e larguar kanë qenë motori dhe pjesa më e devotshme e VV-së (Video)

Topalli: Aktivistët e larguar kanë qenë motori dhe pjesa më e devotshme e VV-së (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Faton Topalli, ka theksuar se aktivistët të cilët sot kanë dhënë dorëheqje nga lëvizja, kanë qenë pjesa më e devotshme e saj.

Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se ata janë pjesa me publike e VV-së, sepse ata kanë qenë pjesë e çdo aktiviteti që e ka zhvilluar ky subjekt politik, që nga protestat, organizimet e ndryshme e deri te takimet e zhvilluara në terren.

“Kjo është pjesa që e ka bartë të gjithë barrën e realizimit në terren. Këtu kemi të bëjmë me aktivistë të gjeneratës së dytë, që janë gjenerata që kanë qenë më të afërmit pas themeluesve të VV-së”, ka theksuar Topalli.


Sipas tij, ka individë nga aktivistët e dorëhequr që nga mosha 15 vjeçare janë bërë pjesë e VV-së, duke shtuar se ata janë rritur dhe mishëruar me VV-në.

“Është fjala për motorin e VV-së në Prishtinë dhe qendrat tjera, sepse janë bartësit kryesorë të aktiviteteve praktike”, ka shtuar Topalli. /Telegrafi/