LAJMI I FUNDIT:

AMO certifikohet me Standardin “Hallall”

AMO certifikohet me Standardin “Hallall”

Kompania e mirënjohur vendore “AMO”, e cila merret me prodhimin e produkteve ushqimore, është certifikuar me Standardin “Hallall”.
Certifikimi i produkteve me Standardin Hallall, vije pas sukseseve të vazhdueshme në tregun vendor dhe të huaj, pasi produktet e saj përveç Kosovës eksportohen edhe në disa vende të botës.

Për t’i uruar për marrjen e certifikatës së Standardit “Hallall”, ambientet e kompanisë “AMO”, të mërkurën i ka vizituar Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.


Gjatë kësaj vizite, Myftiu Tërnava, është ndarë i kënaqur me punë që bëhet në këtë kompani.

Drejtori i Kompanisë “AMO”, Sami Morina, ka thënë për Telegrafin se certifikimi i produkteve me Standardin “Hallall” ka rëndësi të madhe për zhvillimin e kompanisë.

“Certifikimi me Standardin ‘Hallall’ për produktet ushqimore, do të ketë ndikim pozitiv te kompania, e cila besojmë se do të rezultojë edhe me rritjen e shitjeve”, tha Morina.

Përveç certifikimit me Standardin “Hallall” dhe standarde të tjera për siguri, produktet e “AMO”-s, është e certifikuar edhe me standardin anglez “ISO 22000”.

Ai ka treguar se produktet e “AMO”-s eksportohen edhe në 11 vende të botës.

Ndryshe Industria Ushqimore “AMO” ka të punësuar 65 punëtore, derisa është themeluar në vitin 2008, më adresë të veprimtarisë në “Zonën industriale” 32000, në Klinë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Kalo në kategori