LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e fundit që Aldisoni i tha Arielës para se ta vriste: “O unë, ose asnjë tjetër”

Fjalët e fundit që Aldisoni i tha Arielës para se ta vriste: “O unë, ose asnjë tjetër”

Detaje të reja dalin në dritë nga krimi makabër të dielën në Tiranë, ku 23-vjeçari Aldison Belulaj qëlloi për vdekje 21-vjeçaren Ariela Murati. E gjithë skena horror u zhvillua para Fakultetit të Mjekësisë.

Rraportohet se i riu e kishte ndjekur vajzën, ndërsa më pas e kishte ndaluar. Ndonëse ishte e shoqëruar me motrën e saj dhe kushërirën, vajza ka qëndruar për pak sekonda me djalin, dhe pasi kanë debatuar ashpër.


“Ose të kem unë, o asnjë tjetër”, mësohet t’i ketë thënë me zë të lartë i riu studentes së Juridikut dhe më pas ai ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Fill pasi vrau vajzën që dashuronte, i riu shkrepi pistoletën tip ‘Bereta’ në gojë, ndërsa plumbi e kapi në anën anësore.

‘BalkanWeb’ mëson se pavarësisht faktit që i riu e shqetësonte prej disa kohësh, familja e Muratit nuk bërë denoncimin në polici. Ndërkohë, policia po heton faktin se si i riu siguroi armën.