LAJMI I FUNDIT:

Tifozët i kërkojnë Goretzkas të zhduket nga klubi i tyre: Paratë dhe trofetë nuk janë më të rëndësishme se klubi ynë (Foto/Video)

Tifozët i kërkojnë Goretzkas të zhduket nga klubi i tyre: Paratë dhe trofetë nuk janë më të rëndësishme se klubi ynë (Foto/Video)

Leon Goretzka ditë më parë u bashkua edhe zyrtarisht me gjigantin gjerman Bayern Munich.

Pas shkëlqimit në Bundesliga me Schalke 04, Goretzka është bërë ndër mesfushorët më të kërkuar në Evropë.


Schalke tentoi ta mbante lojtarin duke i ofruar edhe trefishimin e pagës së tij por ai e refuzoi rinovimin.

Kësisoj lojtari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Bayernin dhe do t’i bashkohet kampionëve gjerman në fund të stinorit.

Goretzka do të luaj edhe për gjashtë muajt e ardhshëm te Schalke dhe kjo nuk i ka pëlqyer fare tifozëve bardh e kaltër.

Në ndeshjen ndaj Hannover 96, Goretzka ishte titullar për Schalken dhe tifozët shpalosën një parullë gjigante duke i kërkuar të zhduket nga klubi i tyre.

“As paratë dhe as trofetë nuk janë më të rëndësishëm se klubi i ynë”.

“Ata që nuk e kuptojnë këtë gjë mund të zhduken nga klubi ynë menjëherë”, ishte mesazhi i tifozëve bardh e kaltër në drejtim të Goretzkas.

E mesfushori gjerman u duk i mërzitur që kur e pa parullën e tifozëve të Schalkes.

Madje në minutën e 67-të kur u largua nga loja tifozët e vërshëllyen dhe mërzia e tij dukej qartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori