LAJMI I FUNDIT:

Besart Berisha vazhdon me formë të lartë, gol dhe asistim në ndeshjen e fundit (Video)

Besart Berisha vazhdon me formë të lartë, gol dhe asistim në ndeshjen e fundit (Video)

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Besart Berisha ka vazhduar me formë të lartë në kampionatin australian.

Besart Berisha po përjeton formë të mirë këtë sezon me skuadrën e tij, Melbourne Victory.


Pasi filloi vitin 2018 me gol ndaj Central Coast Mariners, sulmuesi i Kosovës ka shënuar edhe ndaj WS Wanders.

Besart Berisha starton me gol të bukur vitin 2018 (Video)
Lexo po ashtu Besart Berisha starton me gol të bukur vitin 2018 (Video)

Sulmuesi prishtinas ka shënuar gol dhe ka asistuar në fitoren e thellë 3-0 në udhëtim të skuadrës së tij.

Festa tek goli i parë ku Berisha asistoi

Berisha fillimisht asistoi tek goli i parë i shënuar në minutën e 36-të nga Kosta Barbarouses, ndërsa goli i tij erdhi tek rezultati 2-0, ku prishtinasi shënoi në minutën e 68-të.

Besart Berisha shënon gol të bukur dhe i dhuron fitoren Melbourne Victorys (Video)
Lexo po ashtu Besart Berisha shënon gol të bukur dhe i dhuron fitoren Melbourne Victorys (Video)

Ndryshe, ky ishte goli i shtatë dhe asistimi i dytë në këtë sezon për sulmuesin prishtinas.

Pas kësaj fitore, skuadra e tij, Melbourne Victory renditet në pozitën e tretë me 26 pikë të mbledhura nga 17 ndeshje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori