LAJMI I FUNDIT:

Trajkoviq: Vuçiq ta izolojë mafian serbe në Kosovë

Trajkoviq: Vuçiq ta izolojë mafian serbe në Kosovë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, duke komentuar vrasjen e Oliver Ivanoviqit, thotë se “pas vrasjes së Ivan Stamboliqit dhe Zoran Gjingjiqit kurrë nuk kam menduar se do të vritet ndonjë lider”.

“Nuk dua të spekuloj për motivet e vrasjes dhe askush nuk duhet të bëjë ndonjë fushatë ndjekjeje, derisa hetimi të përfundojë. Kemi nevojë për të vërtetën, sepse kjo është një humbje e madhe për ne”, thotë Trajkoviq.


Duke folur për mediat serbe, Trajkoviq ka thënë se vrasja e Ivanoviqit do të mund të faktorizojë mafian në territorin e Kosovës, respektivisht të diktohen rregullat nga ana e mafias, sepse, thotë se veriu i Mitrovicës, sot është zona më e pasigurt ku jetojnë serbët, përcjell Telegrafi.

“Nëse dikur thoshim ‘Veriu i lirë’,  ai është larg lirisë. Sidomos pas Marrëveshjes së Brukselit, kur pushteti i vërtetë ushtrohet nga Milan Radojçiq, i cili nga bashkësia ndërkombëtare konsiderohet si njeri i mafias, të nivelit të fuqishëm rajonal. Ai dikton plotësisht jetën në veri, përcakton të mirën dhe të keqen”, thotë Trajkoviq.

Ajo pret nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, me rastin e vizitës së tij në Kosovë, që të tregojë nëse do të izolojë njerëzit që udhëhiqen nga Radojçiq.

“Me këtë ai do të na krijonte një përfitim të dyfishtë, do krijonte lirinë për popullin, dhe nga ana tjetër do të hiqej çdo akuzë e mundshme se qeveria serbe, duke mbështetur elemente të tilla kriminale, qëndron prapa asaj që po ndodh në Kosovë, e kjo është dhuna e jashtëzakonshme”, ka thënë Trajkoviq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Çështja e shpërndarjes së Kuvendit, Kusari-Lila mohon se ka pasur diskutime mes PDK-së e LVV-së

Jehona Hulaj
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Ragmi Mustafi konfirmon kandidaturën për kryetar të Bujanocit, bënë thirrje për mobilizim masiv

Lugina
Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Rinia Demokratike aksion para Qeverisë, simbolizojnë ikjen e profesionistëve

Lajme
Kalo në kategori