LAJMI I FUNDIT:

Korrupsioni mban larg Kosovës investitorët nga Britania

Korrupsioni mban larg Kosovës investitorët nga Britania

Për të bërë biznes në Kosovë është jashtëzakonisht e vështirë. Më shumë ka rëndësi se kë e njeh sesa ajo çfarë dini. Kështu e nis përshkrimin për Kosovën eksperti britanik Johnatan Mitchell në raportin “Britania e Madhe dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor”, i cili u publikua javën e kaluar.

Ky raport botohet nga Dhoma e Lordëve e Parlamentit Britanik dhe është pikë reference për të gjitha bizneset nga Britania e Madhe e të cilat i kanë destinacion për investime vendet e Ballkanit.


Sipas këtij raporti, në Kosovë bizneset janë tërësisht të lidhura me partitë politike në pushtet, ndërsa korrupsioni vlerësohet pengesa më e madhe për zhvillimin ekonomik të vendit. “Në Kosovë na u tha se kompanitë private janë të lidhura me sistemin politik, ndërsa dhënia e tenderëve publikë është çështje e favoreve politike”, thuhet në raport, derisa këto vlerësohen edhe arsyet kryesore se pse bizneset britanike hezitojnë të investojnë në Kosovë.
Mitchell, i cili citohet disa herë në raport, thotë se bizneset nga Britania nuk investojnë në Kosovë për shkak të rrezikut të lartë dhe ‘pengesave në të bërit biznes’ e që kryesorja sipas tij është korrupsioni. Në përgjithësi sa i përket gjendjes ekonomike në Kosovë ajo vlerësohet jashtëzakonisht sfiduese. “FMN-ja ka ndaluar programin e saj, kurse programet e BE-së, që përfshijnë rreth 80 milionë euro, janë në rrezik”, thuhet në raport.

Ndonëse vëmendjen kryesore viteve të fundit e ka marrë dialogu Kosovë – Serbi, sipas raportit, kjo temë nuk është kryesorja në fjalorin e kosovarëve. “Problemi i vërtetë është papunësia, me një normë të papunësisë prej 56 për qind. Sektori privat është i dobët dhe ka një sektor të fryrë publik. Administrata publike rritet nga çdo qeveri”, thuhet në raport.

Ekspertët britanikë, vlerësimet e të cilëve kanë zënë vend në këtë raport, duke u bazuar në modelin e tanishëm të rritjes ekonomike të Qeverisë së Kosovës, tregohen skeptikë për një rritje ekonomike që do ta zbuste papunësinë. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori