LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Rruga e lirisë nuk ka qenë e lehtë

Haradinaj: Rruga e lirisë nuk ka qenë e lehtë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot vuri kurora lulesh në Kompleksin Memorial dhe mori pjesë në Akademinë Përkujtimore që u organizua nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 19 vjetorit të masakrës së Reçakut.

Haradinaj, para të pranishmëve në këtë akademi, familjarëve të të vrarëve dhe personaliteteve të jetës politike e akademike, tha se këtë ditë e ndan dhe e kujton me shumë respekt.


“Kur jam këtu, e di që jam në Krushë, që jam në Meje, që jam çdo kund në Kosovë. Rruga jonë e lirisë nuk ka qenë e lehtë. Deri në liri kemi shumë dhimbje, shumë vuajtje, shumë flijime, njëkohësisht edhe rruga jonë për shtetin e Kosovës nuk është e lehtë, por nëse besojmë në të drejtën tonë ja dalim dhe do t’i mbetemi çdoherë besnik të drejtës sonë. Lavdi e përjetshme!”, tha Haradinaj.

Në këtë Akademi Përkujtimore para të pranishmëve foli edhe presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, ambasadori William Walker, dhe Xhavit Jashari në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK. Në fund me një kronologji të pranishmëve iu drejtua Fehmi Mujota, ndërsa në emër të fshatit Reçak, të pranishmit i falënderoi kryetari i fshatit, Adem Ramadani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti në Prishtinë

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Stërvitja e Batalionit të Forcave Speciale, njësia elitë e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme
Kalo në kategori