Ferdinand-Sanchezit: Nëse dëshiron trofe, te City ke më shumë mundësi se te Unitedi
Rio Ferdinand ka thënë se sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez duhet të zgjedh Manchester Cityn si klubi i tij i ardhshëm para Manchester Unitedit.
Të dy klubet nga qyteti i Mançesterit kanë dalë si skuadrat e para në garë për të nënshkruar me yllin kilian, Sanchez, kontrata e të cilit me Arsenalin skadon në verë të këtij viti.
Por, sipas ish-mbrojtësit anglez të Unitedit, Ferdinand, sulmuesi kilian duhet të zgjedh më para transferimin në Etihad.
Këto komente të ‘bishës’ së mbrojtjes mund të mos ju pëlqejnë tifozëve të ish-skuadrës së tij, por Ferdinand thekson se mundësia e fitimit të titujve është më e madhe te City.
“Unë do të jem i sinqertë, nëse ai ka një mundësi për të shkuar nga Arsenali te Manchester City ose Manchester Unitedi, si një futbollist që do donte të fitonte trofe dhe do të gjykonte veten duke u bazuar në trofe që fitohet, për momentin Manchester City duket si vendi për të shkuar për të në këtë drejtim”, ka thënë Ferdinand për BT Sport.
“Ata janë në krye të ligës, ata do të fitojnë ligën këtë sezon, ata janë në Ligën e Kampionëve dhe ata duken sikur do të jenë në finale për Kupën e Ligës, Kupën FA gjithashtu potencialisht”.
“Kështu që ai ka më shumë mundësi për të fituar trofe atje [City]”, përfundoi ish-mbrojtësi anglez.
Ndryshe, largimi i Sanchezit nga Arsenali në këtë afat kalimtar është i pashmangshëm, pasi kiliani nuk është grumbulluar fare për ndeshjen e sotme (e diel) ndaj Bournemouthit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ata luajnë sikur Eibari”, Luis Enrique befason me deklaratën për Barcelonën e Xavit
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Ish-legjenda e Real Madridit paralajmëron Atletico Madridin para derbit
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë
Problemi në stadiumin londinez që tronditi anglezët u zgjidh brenda dy ditëve
Drejtori gjeneral i Man United ka parashikuar se në cilin vit do ta fitojnë Ligën Premier
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë