LAJMI I FUNDIT:

Tre trajnerë në listën e dëshirave të Juventusit, Zidane pjesë e saj

Tre trajnerë në listën e dëshirave të Juventusit, Zidane pjesë e saj

Zinedine Zidane, Simone Inzaghi dhe Roberto Mancini janë të gjithë kandidatë për stolin e Juventusit pasi Max Allegri pritet të largohet në sezonin e ardhshëm.

Ka pasur disa raporte që Antonio Conte është gati të largohet nga Chelsea dhe të kthehet në Itali në verë, me Allegrin duke qenë një kandidat kryesor për ta zëvendësuar atë te Blutë.


Allegri në listën e ngushtë të Chelseat për trajner
Lexo po ashtu Allegri në listën e ngushtë të Chelseat për trajner

Allegri ka qenë i lidhur edhe me rolet në Paris Saint-Germain, Arsenal dhe madje edhe Real Madridin, kështu që Juve duhet të marr në konsideratë mundësitë e tyre për të ardhmen.

Zidane me fanellën e Juventusit

Sipas Corriere dello Sport, një nga kandidatët kryesor është ish-lojtari i Juventusit dhe drejtuesi aktual i Real Madridit, Zidane.

Ai fitoi Ligën e Kampionëve në dy sezonet e tij të para, por ky sezon aktual ka qenë më pak i qëndrueshëm për klubin nga Bernabeu.

Zidane: E di që nuk do të jem te Reali për 10 vjet
Lexo po ashtu Zidane: E di që nuk do të jem te Reali për 10 vjet

Zidane tashmë ka një lidhje të fortë me Juven dhe ish-kolegun e tij Pavel Nedved, i cili është në stafin drejtues te Zonja e Vjetër.

45-vjeçari flet rrjedhshëm italishten dhe e njeh shumë mirë kampionatin italian, Serie A, duke luajtur për Juven nga viti 1996 deri në 2001.

Inzaghi ka befasuar të gjithë me punën e tij  

Opsionet e tjera për Juventusin janë trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, i cili ka ngritur lart Lazion me një buxhet shumë të kufizuar dhe Mancinin e Zenit St Petersburg. /Telegrafi/

Mancini është emër tjetër i madh për stolin e Juves

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori