LAJMI I FUNDIT:

Baza më e madhe ushtarake amerikane e ndërtuar jashtë SHBA-së, ndërtimi i saj kushtoi 11 miliardë dollarë (Video)

Baza më e madhe ushtarake amerikane e ndërtuar jashtë SHBA-së, ndërtimi i saj kushtoi 11 miliardë dollarë (Video)

Dihet botërisht se Shtetet e Bashkuara kanë ushtrinë më të fuqishme në botë, dhe jo më kot konsiderohet si vendi më me ndikim në planetë.

Këtë gjë më së miri e dokumentojnë bazat ushtarake që i ka të vendosura në vende të ndryshme të botës, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, kur edhe arriti ta mposht Adolf Hitlerin, transmeton Telegrafi.


Por, ajo çfarë u bie më së shumti në sy, është baza më e madhe ushtarake e ndërtuar jashtë SHBA-së, e cila gjendet në Korenë e Jugut shumë afër kufirit me Korenë e Jugut.

Bëhet fjalë për kampin “Humphreys” që lirisht mund të thuhet se i ngjan një qyteti amerikan. Konsiderohet si baza më e madhe ushtarake e ndërtuar jashtë kufijve të SHBA-ve, dhe gjendet rreth 40 milje në jug të Seulit dhe 60 milje nga vija kufitare me Korenë e Veriut.

Kampi “Humphreys” është një kompleks që për ndërtimin e tij janë shpenzuar hiq më pak se 11 miliardë dollarë, brenda tij funksionon një qendër tregtare me 60 dyqane të ndryshme, ndërsa për ndërtimin e saj janë investuar 64 milionë dollarë.

Brenda kampit nuk mungon pothuajse asgjë, pasi fëmijët e ushtarakëve mund të ndjekin mësimin në shkollat e ndërtuara, por nuk mungojnë as shkollat e golfit si dhe veterinarët që të kujdesen për kafshët e tyre të preferuara shtëpiake.

Edhe pse duket si një qytet amerikan, në fakt aty trajnohen ushtarët për beteja të ndryshme, dhe aktualisht jetojnë afro 25 mijë ushtarakë. Por, ky numër pritet të rritet në 42 mijë deri në fund të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori