LAJMI I FUNDIT:

Magani tregon pse e zgjodhi Trepçën ’89, flet edhe për kampionatin kosovar dhe trajnerët nga Shqipëria

Magani tregon pse e zgjodhi Trepçën ’89, flet edhe për kampionatin kosovar dhe trajnerët nga Shqipëria

Ish-trajneri i Teutës, peqinasi Gugash Magani, tregon se refuzoi stolin e kampionëve të Shqipërisë për ata të Kosovës

Gugash Magani ka dhënë një intervistë për “RTSH Sport”, ku ka folur për karrierën e tij si trajner.

Së fundmi, tekniku peqinas la Teutën për të udhëtuar drejt kampionatit kosovar, ku do të nisë një eksperiencë të re.


Magani ka komentuar kalimin te kampionët e Kosovës, por nuk lë jashtë vëmendjes dhe situatën në Shqipëri apo dhe duelin me dy trajnerët shqiptarë në Kosovë, por dhe të birin, Arturin.

“Të jem i sinqertë, sa i përket Kukësit, kam pasur kontakt nga menaxheri i tij, jo nga presidenti. Në këto momente i thash “Jo”, sepse e di çfarë kërkesash ka Kukësi dhe nuk kisha kohën e përshtatshme për të arritur objektivin që ka ky ekip. Kështu e mendoj unë. Sa i përket Partizanit, nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk më ka kontaktuar asnjë nga drejtuesit e tij”.

“Kampionatin e Kosovës e kemi ndjekur ne TV, por më ka folur dhe djali, i cili  është te Liria e Prizrenit. Më bindi më shumë skuadra që ka Trepça, pasi është kampionia në fuqi. Kemi zhvilluar një ndeshje në Durrës dhe më ka pëlqyer për filozofinë e ndërtimit të lojës. Trepça nuk ka shumë diferencë me skuadrat e Superligës në Shqipëri”.

“Lojtarët mund të jenë më profesionistë se disa në Shqipëri sa i përket hirarkisë. Është një sfidë, që mendoj se do ta fitoj. Kemi bërë vetëm një bisedë me presidentin, kam kohën e mjaftueshme, pasi fillon më vonë, kam më shumë se 1 muaj kohë. Do të shoh gjatë kësaj kohe ku skuadra ka nevojë për përforcime. Janë 15 ndeshje, pra 45 pikë, një skuadër si Trepça do të hyjë në fushë për të marrë 3 pikët në çdo takim dhe nëse i marrim të gjitha pikët, jemi kampionë. Këtë duhet ta tregojmë në fushë. Jam me “këmbë në tokë”.

“Në radhë të parë, më vjen mirë që në Kosovë shkojnë trajnerë shqiptarë, jemi të gjithë të një kombi. Do të jetë mirë që dhe në Superligë të ketë trajnerë kosovarë. Sa i përket dy kolegëve të mi, kam respekt për ta, njëri ka më shumë eksperiencë se unë, ndërsa tjetri më pak, por përligjin skuadrat që kanë. Do të jemi “armiq” për 90 minuta, por më pas do të jemi miq si gjithnjë”.

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

Ndërkombëtare
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Kalo në kategori