LAJMI I FUNDIT:

Shpëtohet alpinistja nga Maqedonia në malin Olimp të Greqisë

Shpëtohet alpinistja nga Maqedonia në malin Olimp të Greqisë

Sot është zhvilluar operacion për shpëtim që ka zgjatur disa orë në malin Olimp në Greqinë veriore, pasi që alpinistja 35 vjeçare nga Maqedonia ka rënë nga një pikë me lartësi mbidetare prej 2.800, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personi i lënduar është shpëtuar me ndihmën e helikopterit ushtarak “Super Puma” të ushtrisë greke dhe është dërguar në spitalin në Larissa.


Sipas informatave të ekipeve greke për shpëtim, gjendja shëndetësore e alpinistes së lënduar nga Maqedonia është e rëndë.

Fatkeqësia ka ndodhur kur ajo së bashku me dy alpinistë tjerë është ngjitur në malin Olimp./Telegrafi/