LAJMI I FUNDIT:

Tottenhami do ta shqyrtonte shitjen e Kanes nëse ai kërkon të largohet, thotë Pochettino

Tottenhami do ta shqyrtonte shitjen e Kanes nëse ai kërkon të largohet, thotë Pochettino

Tottenhami do të duhej që ta shqyrtonte shitjen e synimit të Realit, Harry Kane, nëse ai vendos që të largohet sikurse Gareth Bale dhe Luka Modric.

Kane ka pasur një vit të shkëlqyer duke arritur të thyejë rekordin e Shearer për një vit kalendarik në Ligën Premier me 37 gola, por ai poashtu u shpall edhe golashënuesi më i mirë për gjithë vitin.

“Si trajner i Tottenhamit do të thosha se nëse Reali vjen me një ofertë, ne nuk do të dëshironim që të shisnim, sepse ai do të qëndrojë këtu dhe duhet ta kuptojë këtë”.


“Nëse lojtari kërkon të largohet, ashtu si ndodhi me Modricin e Balen, atëherë do të shohim çka ndodhë. Kjo ende nuk ka ndodhur”.

“Shpresoj se Kane do të jetë këtu për shumë vjet të tjera dhe do të shënojë shumë gola, fitore e do të sjellë tituj”, potencoi tekniku.

Kane këtë sezon është top golashënuesi me 18 gola teksa Tottenhami është në vendin e pestë në tabelë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Mirëupafshim Ilir Daja – Kosova dhe Ballkani fituan shumë me ty

Lavdim Pireva
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Erling Haaland i ka “lodhur” bashkëlojtarët me het-triket e tij, njëri nga ta e ofendoi pas ndeshjes me nënshkrimin e tij

Premier League
Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Mori shumë kritika për paraqitjen ndaj Liverpoolit - bashkëshortja e Casemiros i del në krah mesfushorit

Premier League

"Ajo që ndodhi në Bukuresht, nuk përsëritet në Prishtinë" - kreu i Dardanëve, Berisha flet për mediat rumune para ndeshjes

Përfaqësuesja e Kosovës

"Unë nuk jam Harry Potter, duhet ta pranoni" - Ten Hag flet pas humbjes poshtëruese ndaj Liverpoolit

Premier League
Kalo në kategori