LAJMI I FUNDIT:

Firma e njohur NIKE zbulon transferimin e Coutinhos te Barcelona, i fton tifozët të personalizojnë fanellën e tij falas deri më 6 janar (Foto)  

Firma e njohur NIKE zbulon transferimin e Coutinhos te Barcelona, i fton tifozët të personalizojnë fanellën e tij falas deri më 6 janar (Foto)  

Sipas faqes zyrtare të firmës së njohur të veshmbathjeve Nike, ylli brazilian, Philippe Coutinho ka përfunduar transferimin e tij te gjiganti katalunas, Barcelona.

E ardhmja e yllit të Liverpoolit ka qenë në ajër dhe mes shumë thashethemeve në Anfield, që nga afati kalimtar i verës kur Redsat hodhën poshtë ofertat që tejkalonin shifrën e 100 milionë funteve për shërbimet e tij.


Por tani, duket, se marrëveshja është bërë … gjithmonë nëse faqja zyrtare e internetit e firmës së njohur Nike duhet të besohet.

Iniesta: Coutinho është lojtar i madh, do ishte blerje e mrekullueshme
Lexo po ashtu Iniesta: Coutinho është lojtar i madh, do ishte blerje e mrekullueshme

Faqja e internetit e markës sportive kishte një reklamë për një fanellë të Coutinhos te Barcelona, ​​madje duke ofruar personalizim të lirë.

Zbulimi i faqes zyrtare të firmës NIKE

Referimi i reklamës kishte një titull “Aty ku magjia ndodh” dhe shkruan: “Philippe Coutinho është gati për të ndezur Camp Noun”.

“Merr fanellën tuaj të FC Barcelona për sezonin 2017/18 me emrin e ‘magjikut’ në të”.

“Vepro shpejt – personalizimi falas vetëm deri në 6 janar”, shkruan në postimin e Nike, përcjell Telegrafi.

Ylli brazilian ka rritur shumë nivelin që nga transferimi te Reds!

Afati i transferimeve do të hapet përsëri nesër (e hënë), kur edhe Virgil van Dijk do të përfundojë transferimin e tij prej 75 milionë funtesh në Liverpool nga Southamptoni.

Dhe duke gjykuar nga faqja e internetit e Nike-s, Liverpooli është i përfshirë në një tjetër transferim të profilit të lartë, pasi Coutinho po largohet për në Spanjë.

Barcelona do të tentojë të grumbullojë 125 milionë funte nga shitjet e pesë lojtarëve - Qëllimi, blerja e Coutinhos
Lexo po ashtu Barcelona do të tentojë të grumbullojë 125 milionë funte nga shitjet e pesë lojtarëve - Qëllimi, blerja e Coutinhos

Për atë që është e vlefshme, fanellat e Coutinhot janë ende në dispozicion në dyqanin zyrtar të Liverpoolit, kështu që ai është ende një lojtar i skuadrës nga Anfield.

Gazeta spanjolle Sport pohon se një takim është miratuar për datën 3 janar nga Barcelona për të diskutuar një transferim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori