Dogana e Kosovës sivjet mblodhi më shumë të hyra sesa parashikimet që qeveria i priste prej saj.
Qeveria kishte parashikuar që Dogana do t’i mblidhte 1 miliard e 108 milionë euro, por Dogana ka mbledhur deri sot 1 miliard e 117 milionë euro.
“Nëse e krahasojmë këtë vit me vitin e kaluar ne kemi të hyra rreth 65 milionë euro më shumë. Kemi kaluar edhe projeksioin e qeverisë i cili ka qenë 1 miliard e 108 milionë euro, derisa ne po tejkalojmë për 1 për qind, apo 10 milionë euro pritjet nga qeveria”, tha drejtori i përgjithshëm i Doganës, Bahri Berisha.
Berisha këto rezultate i cilësoi “më të mirat, më të jashtëzakonshmet në aspektin e të hyrave”.
“Deri sot ne kemi mbledhur 1 miliard e 117 milionë euro. Sot është ditë pune dhe priten të mbledhen të hyra edhe sot gjatë ditës dhe kjo shifër të arrijë edhe më e lartë”, tha Berisha, raporton Kallxo.com.
Ai tregoi se është rritur importi sivjet.
“Kemi rritje të importit në krahasim me vitin e kaluar. Vlera e importit ka shënuar 3,4 miliardë euro, 8 për qind më shumë se vitin paraprak”, tha Berisha.
Sipas Berishës në 2017-ën është rritur edhe eksporti.
“Eksporti dhe rieksporti ka arritur në 434 milionë që paraqet një rritje prej 18 për qind në raport me vitin e kaluar”, tregoi Berisha.
Ai bëri të ditur edhe nga cilat mallra më së shumti erdhën të hyrat.
Berisha tha se nga derivatet u fituan 330 milionë euro, nga duhani 165 milionë dhe nga doganimi i automjeteve 85 milionë.
Doganat humbën 31 milionë euro nga zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit dhe 26 milionë nga bartja e pagesës së Tatimit në Vlerë të Shtuar në brendi të vendit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak