Basketbolli kosovar në vitin 2017: Prishtina e pakontestueshme, në krizën e basketbollit të ndërkombëtarizuar – çka pritet nga sezoni 17/18?
Viti 2017 në basketbollin kosovar është përshkruar nga luhatje të shumta, kryesisht për çështje të menaxhimit.
Nuk ishte ky një vit normal, krejt për shkak të problemeve financiare që kanë kapluar klubet kosovare në fund të sezonit të kaluar. Fundi i sezonit të kaluar ka qenë determinues për sezonin e ardhshëm që nisi në tetor të këtij viti, e ku kampionati ka rënë disa nivele në kualitet.
FBK tentoi shumë mënyra për të ndihmuar klubet, por nuk arriti ta bëj këtë, me top klubet si Trepça dhe Peja që problemet financiare të fundit të sezonit të kaluar i bartën në sezonin e ri 2017/2018 dhe tash atyre u është bashkuar edhe Bashkimi që e nisi sezonin mirë dhe me entuziazëm, por që për shkak të problemeve financiare u tërhoq edhe nga Liga Ballkanike. Thuhet se Bashkimi ka tri muaj që nuk i ka paguar lojtarët kyç, të cilët tashmë kanë filluar të kërkojnë klube tjera për afatin kalimtar të janarit. Fat të njëjtë ka edhe Peja që është paraqitur me juniorë në ndeshjet e fundit, kurse top lojtarët po kërkojnë klube të reja.
Kriza e madhe e basketbollit kosovar vazhdoi edhe pas eleminimit të Prishtinës nga garat evropiane. Së pari nga Liga e Kampionëve dhe më pas edhe nga Europe Cup, ku përkundër netëve dhe paraqitjeve pozitive, klubi kampion nuk arriti të vazhdojë garat ndërkobmëtare kurse në ABA League vazhdon të refuzohet kërkesa për pranim. Kjo ka ndikuar në largimin e top lojtarëve si Dardan Berisha, Lis Shoshi dhe Andreë Laërence.
Shpresa e klubeve mbetet ligji mbi sponsorimin që mund të lehtësojë punët. E ardhmja e basketbollit mbetet e pa qartë pikërisht për shkak të zhvillimeve në vitin 2017.
Prishtina fitoi Kupën e Kosovës në mes të Mitrovicës
Sigal Prishtina e fitoi Kupën e Kosovës pasi mposhti Pejën në Mitrovicë me rezultat 77-66. Të dyja ekipet shënuan 18 pikë në periudhën hapëse. Peja kishte katër pikë avantazh në pjesë të parë. Peja kishte seri prej 14-11 në periodën e tretë dhe kisthe epërsi prej 53-47 me 10 minuat të mbetur. Prishtina eksplodoi me seri masive prej 30-12 dhe arriti të vulosë fitoren.
Hajrizi realioi 17 pikë teksa Fuquan Edwin shtoi 23 pikë dhe 10 kërcime. Hinds kontribuoi me 14, kurse te Peja u përgjigj Rundles me 21 pikë dhe Abramovich me 14 pikë.
Disfata në Kupë vetëm sa thelloi krizën e Pejës që e pakënaqur pa trofe, filluan t’i largoheshin sponsorët dhe të hyjë në krizë. Shumë prej emrave të lartpërmendur më nuk do të performonin në playoff të Superligës, pasi do largoheshin.
Kupa e Kosvoës u dallua edhe me episode famëkeqe, ku në gjysmëfinale u demolua autobusi i plisave që udhëtuan në Prishtinë për gjysmëfinalen me Trepçën, ku triumfoi klubi kryeqytetas.
Sigal prishtina fitoi titullin e Superligës
Bashkimi 64-73 Sigal Prishtina
Sigal Prishtina festoi titullin e Superligës. Klubi kryeqytetas arriti që pas katër ndeshjeve në playoff të fitojë trofeun. Mysafirët në ndshjen finale ishin më të mirë në dy çerekët e fundit për të vulosur fitoren.
Amerikanët e dominuan ndeshjen dhe flen të përmenden Jabarie Hinds me 16 pikë e 5 asistime, kurse Kemp shtoi 19 pikë për kampionët. Locke te BAshkimi u përgjigj me 13 pikë e 10 kërcime dhe organizatori Justin Black shtoi 14 pikë të tjera në impenjimin e tij për Bashkimin.
Bashkimi u mendua se mund të konkurronte Prishtinën, pas një serie gjysmëfinale të lodhët të playoffit, ku Peja dhe Trepça ishin vetëm formalisht pjesëmarrëse pasi top lojtarët dhe trajnerët u larguan nga klubet për shkak të krizave nga dëshpërimi i Kupës.
Top performuesit e sezonit 2016-2017
Trae Anderson kryesoi listën e realizatorëve me 21.4 pikë, Zenelaj me 21.3 pikë dhe Broën me 21.3 pikë – të tri këta lojtarë të Yllit. Lista e top shëneusve vazhdon me Kovaqin e Vëllaznimit me 20.8 pikë, Justin Black me 19.3 pikë. Vetëm Hajrizi i Prishtinës gjendet në top 10she të realizatorëve me 17.3 pikë të shënuara.
Rahoveci befasia e sezonit, Vëllaznimi në Ligën e Parë
Befasia e sezonit që 2016/2017 ishte KB Rahoveci. Me organizim shembullor dhe pa palestër (palestra ka 10 vjet që ka nisur të ndërtohet), klubi vreshtar arriti të radhitet në pozitën e gjashtë me 9 fitore dhe 19 humbje nën drejtimin e Jeton Nixhës. Klubi vreshtar arriti të mbyllë sezonin me fitore në udhëtim te rivali i përbetuar, Ylli, që tashmë ky rivalitet është një prej më të zjarrtëve në baskebollin kosovar. E pikërisht ky rivalitet lindi në këtë vit, kur Ylli dhe Rahoveci u konfliktuan për palestrën, me suharekasit që kërcënuan vreshtarët që ndeshjen e tyre direkte të mos e bartin në Gjakovë, por të zhvillohet në Suharekë. Rahoveci refuzoi dhe që nga ai moment dy tifozeritë kanë deklaruar armiqësinë, e ndeshjet u përcollën me incidente. Rahoveci vazhdon t’i zhvillojë ndeshjet në Gjakovë dhe që prej fitores ndaj Yllit në udhëtim në mbyllje të sezonit e ka mposhtur edhe tri herë rresht klubin suharekas. Ky rivalitet mund të jetë më i zjarrti në vitet në vijim në basketbollin kosovar.
Vëllaznimi pa asnjë ndihmë financiar dhe pa mbështetje, u largua pa barazh, kurse Kerasani stoikisht po qëndron në ligë. Borea u inkuadrua në kampionat pas një sezoni historik në Ligën e Parë.
Çka pritet nga sezoni 2017/2018?
Sezoni i ri është më i ulët në kualitet, këtu nuk ka dyshime. Skuadrat mposhtën njëra-tjetrën, dhe tashmë pozitat në playoff janë të hapura në prag të afatit kalimtar të janarit.
Bashkimi dhe Peja janë në krizë të thellë, kurse Trepçës i duhet mrekulli për të hyrë në playoff. Aktualisht, Prishtina përkundër largimeve ka vendin e parë pas asnjë humbje.
Bashkimi mbanë vendin e dytë me një fitore më shumë se Ylli dhe Rahoveci që ndajnë pozitat tri dhe katër. Këto katër klube shihen si favorite për playoffin e sivjetmë në Superligë. Trepça ka 5 fitore dhe i duhet mrekullia, kurse lufta për mbijetesë është mes Kerasanit dhe Boreas që kërkojnë të shpëtojnë falë barazhit.
Duke parë krizën e Bashkimit, një playoff historik është i mundur për KB Rahovecin që pa palestër do të provojë të përforcohet dhe të konkurrojë për vendet e para. E shumë i mundur është që të kemi një përballje në playoff mes Yllit dhe Rahovecit, dy skuadrave që tash po formësojnë rivalitetin më të fortë e më të zjarrtë mes klubeve dhe tifozerive, kurse Prishtina të përballet potencialisht me Trepçën ose Bashkimin në vendin e katërt, që do të formonte një tjetër përballje të nxehtë të playoffit.
Gjithçka do të varet nga përforcimet e janarit. E sigurtë është – Prishtina mbetet favorite si për Kupën e Kosovës ashtu edhe për titullin e kampionit, por nuk përjashtohen befasitë nga skuadrat e si Ylli dhe Rahoveci, dy këto klube të etura për sukses dhe të gatshme për të investuar e për t’i gëzuar tifozët e flaktë, Xhebrailat e Vreshtarët. Njëkohësisht, më stabile dhe më serioze në organizim dhe gjithçka tjetër mbeten Sigal Prishtina, Ylli dhe Rahoveci, e këto tri skuadra pritet të jenë pjesëmarrëse në playoff.
Megjithatë, është e nevojës imanente që të aprovohet ligji për sponsorim, që do të mundësonte invstimet në klubet kosovare dhe që nami i basketbollit të kthehet si dikur, sepse aktualisht basketbolli është në momentin më të keq që nga pasfluta dhe ky është një mëkat, duke parë mundësinë për të konkurruar në garat ndërkombëtare.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A