LAJMI I FUNDIT:

D’Ambrosio dhe Miranda mungojnë në Derby della Madonnina shkaku i lëndimeve, mund të mbesin jashtë fushe për rreth një muaji

D’Ambrosio dhe Miranda mungojnë në Derby della Madonnina shkaku i lëndimeve, mund të mbesin jashtë fushe për rreth një muaji

Dyshja mbrojtëse e Interit, Danilo D’Ambrosio dhe Joao Miranda kanë pësuar lëndime në ndeshje ndaj Sassuolos dhe sot (e diel) kanë kryer testet mjekësore, duke zbuluar një dëmtim medial të ligamentit të kolateralit dhe një problem të kyçit të këmbës.

Nuk janë vetëm rezultatet negative ters i Interti në muajin dhjetor, por edhe lëndimet e futbollistëve të rëndësishëm për formacionin e Luciano Spallettit.

Mbrojtësit D’Ambrosio dhe Miranda duhej të zëvendësoheshin në humbjen e djeshme (e shtunë) 1-0 ndaj Sassuolos, me ndryshimet që erdhën brenda tre minutash për njëri-tjetrit.


Interi përjeton humbjen e dytë radhazi, mposhtet nga Sassuolo (Video)  
Lexo po ashtu Interi përjeton humbjen e dytë radhazi, mposhtet nga Sassuolo (Video)  

Nuk ka vonuar shumë dhe futbollistët kanë kryer ekzaminimet mjekësore ku është përcaktuar lëndimi dhe shkalla e tyre.

“Pas zëvendësimeve gjatë ndeshjes të së shtunës kundër Sassuolos, Danilo D’Ambrosio dhe Joao Miranda kishin të dy skanime MRI në Spitalin Hulumtues të Humanitas në Rozzano këtë mëngjes”, thuhet fillimisht në faqen zyrtare të zikaltërve.

D’Ambrosio ka luajtur gjitha ndeshjet me Interin këtë sezon (Getty Images)

“Rezultatet zbuluan se mbrojtësi italian ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë në ligamentin e kolateralit medial në këmbën e tij të majtë, ndërsa braziliani ka një dëmtim të klasit të parë në muskujt soleus të këmbës së tij të djathtë”.

Miranda është njëri nga lojtarët kryesor të Interit dhe do jetë mungesë e madhe (Getty Images)

“Të dy lojtarët do të fillojnë rehabilitimin nesër (e hënë)”, përmbyllet njoftimi i Interit.

Lajmi do të thotë se të dy mbrojtësit do të humbasin sigurt Derby della Madonninan me Milanin në Kupën e Italisë të mërkurën dhe mund të mos jetë në gjendje të kthehet deri pas pushimit të dimrit dhe mos më gjatë, deri në fund të muajit janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin

Serie A
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
Kalo në kategori