LAJMI I FUNDIT:

OEK ka shpërblyer tatimpaguesit më të mirë të vitit

OEK ka shpërblyer tatimpaguesit më të mirë të vitit

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), në 55 vjetorin e themelimit të saj, i ka shpërblyer 15 tatimpaguesve më të mirë për vitin 2017, si dhe 20 eksportuesit më të mirë vendor.

Përveç bizneseve të ftuar në këtë ceremoni, ishin edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri dhe Bahri Berisha, drejtori i Doganës së Kosovës.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se duhet të punohet që të kemi më shumë prodhim dhe rritje të eksporteve.


“Me siguri iu habit fakti që në këtë festë madhështore nuk ka përfaqësues të politikës të nivelit të lartë. Jemi dëshmitarë të asaj në çfarë situate gjendet Kosova në përgjithësi dhe besoj që nuk e kemi komunitetin dhe atë kënaqësinë për gala mbrëmje dhe për gala evente por e ndajmë këtë ditë dhe këtë moment me ata që e meritojnë dhe janë shtylla, boshti kryesor i proceseve ekonomike të Kosovës. “, tha Gërxhaliu.

Kurse, ministri i Financave, Bedri Hamza, theksoi se njerëzit që punësojnë dhe që e mbushin arkën e shtetit duhet të vlerësohen.
“Të tre ne sot ndihemi të relaksuar jo pa obligimit, jo pa përgjegjësi po kur i shohim shifrat zhvillimit del që plani i të hyrave për buxhetin e Kosovës u përmbush. U përmbush falë punës, angazhimit të juaja, disiplinës dhe korrektësisë suaj për çka jam mirënjohës dhe iu falënderoj”, tha Hamza.

Ndërsa, drejtori i ATK-së, Sakip Ymeri deklaroi se ky institucion ka detyrë në administrimin e tatimeve. Edhe drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha premtoi se do të ketë lehtësia doganore.

Tatimpaguesit më të mirë për këtë vit
Tatimpaguesit e vitit 2017 janë: 1. “ELKOS” SH.P.K. 2. ” Viva Fresh ” Sh.p.k. 3. “BECHTEL ENKA-GP” 4. ” IPKO Telecommunications ” L.L.C. 5. “COCA-COLA HELLENIC BOTTLING COMPANY-KOSOVO L.L.C” 6. “SHARRCEM” SH.P.K. 7. “TEB” SH A 8. “ABI”SH.P.K 9. GNTC”GORENJE NITI-TIKI COMPANY”SH.A 10. ” MERIDIAN EXPRESS ” SH.P.K. 11. ” FRUTEX ” Sh.p.k. 12. “SOLE KOSOVA ” Sh.p.k. 13. ” AMERICAN HOSPITAL KOSOVA ” SH.P.K. 14. Kompania e Sigurimeve ” SCARDIAN ” J.S.C. 15. ” EUROLAB ” SH.P.K. Eksportuesit e vitit 2017 janë: 1. “NEËCO FERRONIKELI” COMPLEX L.L.C. 2. ”KOSOVO ELEC SUPPLY COMPANY ” JSC 3. “TREPÇA” – ndërmarrje ne administrim 4. ”REC KOS” SH.P.K. 5. ”EX FIS” SH.P.K. 6. ” KIVO ” L.L.C. 7. ”IMK-INDU META E KOSOVËS” SH.P.K. 8. ”BIRRA PEJA” SH.A. 9. ,,INTER STEEL” SH.P.K. 10. ,,NDERIMI” SH.P.K. 11. ”NEËKO BALKAN” L.L.C. 12. ”FRUTEX” SH.P.K. 13. ,,ADI” SH.P.K. 14. ”G PLUS” SH.P.K. 15. “,DEVOLLI CORPORATION” SH.P.K. 16. ” AVATAR ” SH.P.K. 17. “PRO CREDIT BANK “ SH.A 18. ” M & SILLOSI ” SH.P.K. 19. ” LISI FF ” SH.P.K. 20. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori