Zgjedhja e kryetarit të Istogut kaloi nëpër një situatë dramatike, ku herë dilte i pari kandidati i LDK-së Haki Rugova, e herë ai i AAK-së Gani Dreshaj, duke përfunduar me fitoren e Rugovës, me një rezultat të ngushtë me vetëm 14 vota diferencë.
Ajo që mori vëmendjen e opinionit, ishte edhe festa e AAK-së për fitoren e paqenë të Dreshajt, e cila rrodhi si rezultat i një gabimi në procedim të rezultateve nga ana e KQZ-së, që e nxori atë të parin me 52 vota dallim.
Në këtë festë, interesant ishte edhe bakshishi prej 500 euro që dikush i dha tupanxhiut që po përkujdesej për festën e AAK-së të mbajtur në sheshin e Istogut.
Lidhur me këtë Gazeta Metro, ka arritur të flasë me personin që i kishte dhënë bakshishin tupanxhiut istogas.
Ruzhdi Mehmet Shatri, që jeton dhe banon në Zvicër, por që në ditën e zgjedhjeve ishte në Istog, ka thënë se ai bakshish prej 500 eurosh nuk ishte kartëmonedhë reale.
“Për hir të së vërtetës, sqaroj opinionin, se unë Ruzhdi Mehmet Shatri, me banim në Zvicër i kam dhënë bakshish tupanxhisë ato 500 euro, që janë paraqitur edhe në media. Por, e vërteta është se ato kanë qenë euro në formë të parave, por letër tualeti, pallomë”, ka thënë Shatri.
Ai ka pranuar se tupanat e bëjnë të ndihet i disponuar, por nuk ka mundësi që t’u dhurojë më shumë se 5 apo 10 euro bakshish.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Reagimi i djaloshit me sëmundje zemre kur e mëson se ka një donator për transplant bëhet viral në rrjete sociale
Studenti krijon fshesën më të vogël në botë, shënon rekord botëror
Dy vjet më parë fitoi 1 milion dollarë, tani fiton edhe 300 mijë të tjera në Karolinën e Jugut
Vjedhja
Rrëfimi
Policët dhe tigri
Qeni ndjek vogëlushen në çdo hap të rrugës dhe e vëzhgon atë ndërsa ajo luan
Babai tregon se kur e kuptoi se donte të largohej nga SHBA-ja dhe të rriste fëmijët në Spanjë
I mbijetuan aksidentit të tmerrshëm, meksikanet e mbuluara në gjak gjejnë kohë të bëjnë “selfie” – pamjet bëhen virale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Santiana Maloku dhe Lirimi i japin fund lidhjes së tyre?
Persona të maskuar shihen në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar në Bërnjak
Mbyllet edhe pika kufitare në Merdar, Sveçla: Ekstremistët e maskuar brenda Serbisë po kryejnë veprime fashiste
Trajneri i Rumanisë tregohet një profesionist i vërtetë kur flet për lojën e Kosovës
Sveçla: Mbyllet vendkalimi kufitar në Bërnjak, serbët maltretuan një familje shqiptare që po udhëtonte për në Gjermani
Gërvalla kërkon reagim nga bashkësia ndërkombëtare: Ndaleni Vuçiqin përpara se ai të shkaktojë luftë