LAJMI I FUNDIT:

Presheva, ende pa tekste në gjuhën shqipe (Video)

Presheva, ende pa tekste në gjuhën shqipe (Video)

Ndonëse në Preshevë dominon popullsia shqiptare, nxënësit në këtë vend ende kanë mungesë të teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Ky problem ka kohë që po e përcjell këtë komunë.

Lulëzim Mehmeti, ndihmësdrejtor në shkollën fillore ”Ibrahim Kelmendi”, tregon se në shumë lëndë kanë mungesë të teksteve shkollore. E, për të mbajtur orët mësimore, mësimdhënësit detyrohen që të huazojnë tekste të gjuhës serbe e që të njëjtat t’i përkthejnë.


Mehmeti tregon se kanë bërë përpjekje të vazhdueshme që njëherë e përgjithmonë të kenë tekste të bollshme në gjuhën shqipe, por për këtë pengohen nga Republika e Serbisë.

Ndërkohë që nxënësit shqiptarë në Luginë nuk kanë literaturë në gjuhën shqipe, nxënësit serbë në Kosovë mësojnë me planin arsimor të Serbisë nga ku edhe furnizohen me tekste shkollore. /Tribuna Channel/