LAJMI I FUNDIT:

Femra më besnike e Zodiakut: Dashnorja magjepsëse e cila kërkon shumë, por jep edhe më shumë!

Femra më besnike e Zodiakut: Dashnorja magjepsëse e cila kërkon shumë, por jep edhe më shumë!

Femrën e këtillë të Zodiakut e karakterizojnë vendosmëria, këmbëngulësia dhe besnikëria ndaj qëllimeve të veta

Njëkohësisht ajo është dashnore fuqishëm joshëse e cila pret shumë nga partneri, por jep dyfish më shumë.


Dy cilësitë e saj më të mëdha janë ndjeshmëria dhe durueshmëria.

Ka karakter të butë, mirëpo nuk do të thotë që me të mund të manipulohet. Nëse dikush provon të testojë kufijtë e saj, do të zgjojë temperamentin e saj të zjarrtë.

Fjala është për femrën e shenjës së Demit, transmeton Telegrafi.

Pjesëtaret e kësaj shenje fshehin temperamentin e vet, sepse në jetë synojnë balancimin dhe sigurinë.

Nuk janë aventuriere dhe kurrë nuk do të dallojnë, nëse kjo mund t’u sjellë ndryshime të shpejta dhe të mëdha.

Vetvetiu, ato jetojnë jetë të qetë, ndërkaq të gjitha ndryshimet kryesisht i nxisin faktorët e jashtëm.

Femra e shenjës së Demit mëson nga përvoja dhe nuk do t’i ndodhë kurrë që të përsërisë dy herë të njëjtin gabim.

Femra e shenjës së Demit konsiderohet ndër shenjat më besnike. Vetvetiu, ajo kurrë nuk ngutet të hyjë në lidhje, sepse për të është shumë me rëndësi që të njohë tërësisht partnerin e vet.

Vetëm kur të jetë e sigurt që ka gjetur personin e duhur, ajo do të hyjë në lidhje serioze. Dhe kur një herë të krijojë lidhjen, kjo lidhje kryesisht është e përhershme.

Mashkulli i cili dëshiron ta bëjë për vete duhet patjetër të jetë i gatshëm t’i vardiset dhe ta joshë shumë, sepse kështu krijon rrugën deri te zemra e kësaj femre.

Ai i cili e bën për vete nga ajo do të fitojë shumë, sepse në natyrën e femrës së lindur në këtë shenjë horoskopi është që kujdeset për të tjerët, për ç’arsye do të përpiqet që të japë sa më shumë gjithnjë derisa partneri t’i jetë i sinqertë dhe besnik dhe derisa ai i ofron ndjenjën e sigurisë dhe të mbrojtjes.

Shumica të cilët kanë përjetuar përvojën e tillë, përshkruajnë femrën e shenjës së Demit si dashnore magjepsëse. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim

Intimitet dhe Pasion
Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Nëse semaforët nuk funksionojnë, kush ka përparësi në kryqëzim? Vetëm shoferët më të mirë do ta dinë përgjigjen menjëherë

Stil
Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Pika G shkon në harresë: Meshkuj, ky është vendi që duhet t'ia kushtoni vëmendjen!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori