LAJMI I FUNDIT:

Rakitic: Urime për ‘Topin e Artë’ Cristiano, por Messi mbetet më i miri i historisë

Rakitic: Urime për ‘Topin e Artë’ Cristiano, por Messi mbetet më i miri i historisë

Cristiano Ronaldo ditë më parë ka fituar çmimin më prestigjioz individual për futbollist ‘Topin e Artë’.

Me triumfin e këtij viti në Paris, Ronaldo u barazua me rivalin e tij Lionel Messi me nga pesë ‘Topa të Artë’, të fituar gjatë karrierës.

E urimi i fundit për yllin portugez ka ardhur nga mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic.


Ish-anëtari i Schalkes e Sevillës ka përgëzuar Ronaldon për fitimin e ‘Topit të Artë’, të pestin në karrierën e tij.

Rakitic gjatë një dueli me Cristiano Ronaldon

Megjithatë Rakitic mendon se Lionel Messi është më i miri i historisë së futbollit botëror.

“Kam respekt maksimal për Ronaldon, njëri nga më të mirët e historisë, por për mua është dhe do të jetë gjithmonë Messi më i miri”.

Leo Messi dhe Ivan Rakitic

“Urime Cristianos për triumfin e pestë të ‘Topit të Artë’, por Messi është unik”, ka thënë Rakitic.

Kroati në fundi ka thënë se nuk ka vend për diskutime se kush është numri një në futboll.

“Nuk duhet të ketë vend për diskutime. Ka vetëm një numër një në futboll dhe ai është Leo Messi”, ka përfunduar kroati. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Përfaqësueset
Kalo në kategori