LAJMI I FUNDIT:

Përmbytjet, Kosova ndihmon Shqipërinë (Video)

Përmbytjet, Kosova ndihmon Shqipërinë (Video)

Nga Dogana e Republikës së Kosovës rreth 15 kontingjente me ndihma ushqimore janë nisur drejt Shqipërisë për t’iu dalë në ndihmë zonave të Fierit dhe Vlorës, të cilat janë prekur më së rëndi nga përmbytjet e fundit.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi e ka vlerësuar lart ndihmën që po ofrojnë institucionet dhe bizneset e Kosovës drejt zonave të prekura nga vërshimet që kapluan Shqipërinë.


Sipas Minxhozit, zona e Fierit ka nevojë për sigurim të ushqimeve për bagëtitë, të cilat janë në gjendje kritike. Ai po ashtu tha se rreth 500 persona nga Prizreni kanë përgatitur 500 pako me gjëra ushqimore elementare për t’iu dalë në ndihmë zonave të rënduara të asaj ane, raporton KP.

Minxhozi po ashtu se tha se kontingjentet që po nisen drejt Shqipërisë po ndihmojnë bagëtitë e Fierit me bar, koncentrate, sanë.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë po ashtu tha se dhe Policia e Kosovës u ka dalë në ndihmë forcave policore të Shqipërisë për të përballuar situatën e krijuar në atë anë.

Visar Ymeri nga kompania “Oraca” e Gjilanit, tha se rreth 20 tonë ushqime për bagëti sot janë duke i bartur drejt zonës së Vlorës pasi ka mungesë të madhe të ushqimit për kafshë.

Ndërsa, Florim Bytyqi nga kompania “Kushtimi” tha se edhe komuna e Malishevës është organizuar për t’iu dal në ndihmë zonave të përmbytura në Shqipëri.

Ai tha se në kontingjentin e tij ka rreth 7500 kilogramë krunde për kafshët.

Sipas tij në ditët e ardhshme do të ndërmarrin edhe iniciativa tjera për t’iu ndihmuar zonave të prekura nga përmbytjet në Shqipëri.

Ndërsa, për dallim nga këta dy, Yrjet Berisha nga qyteti i Prizrenit tha se kompania Abi së bashku me disa kompani tjera kanë grumbulluar gjëra ushqimore elementare si vaj, kripë për t’iu ndihmuar vëllezërit në Vlorë.

Berisha po ashtu tha se do të vazhdojnë për t’iu dalë ndihmë familjeve në Shqipëri që janë prekur nga vërshimet e fundit.

Ndryshe, disa zona të Shqipërisë janë përmbytur nga reshjet e mëdha të shiut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori