Kompania e Deminimit e Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, në fund të muajit nëntor 2017, ka përfunduar me sukses operacionit e deminimit humanitar gjatë sezonit veror dhe të pastrimit të fushëbetejave, sipas planit të veprimit për vitin 2017.
Kompania e Deminimit e FSK-së, edhe gjatë këtij viti ka vazhduar bashkëpunimin shumë të mirë dhe profesional që e ka me ekipet e KFOR-it amerikan dhe me organizatat për pastrimin e fushave të rrezikshme që veprojnë në Kosovë.
Sipas raportit përmbledhës të Qendrës Koordinuese për Deminim në Ministrinë për FSK-në dhe të Kompanisë së Deminimit, pjesëtarët e kësaj kompanie që nga 1 prilli 2017, kur edhe kanë filluar operacionet humanitare për sezonin veror 2017, janë angazhuar çdo ditë pune në terren dhe sipas prioriteteve kanë punuar pandërprerë në këto lokacione: Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së në Ferizaj (brenda kazermës) dy ekipe, në lokacionin “Parku i Lirisë” në Ferizaj, (jashtë kazermës) dy ekipe dhe një ekip ka punuar në Paldenicë komuna e Hanit të Elezit, deri më 30 nëntor, kur e kanë përfunduar punën në terren me sukses dhe kanë bërë dorëzimin e fushave tek Qendra Koordinuese për Deminim (QKD).
Gjatë vitit 2017, ekipet e deminimit të FSK-së kanë pastruar gjithsej mbi 199906 metra katrorë, si dhe kanë zbuluar mbi 722 mjete të pashpërthyera, të cilat më pastaj i kanë asgjësuar, dhe 24 pjesë të mjeteve të ndryshme të bombave dhe kasetë-bombave.
Përpos deminimit humanitar dhe pastrimit të fushëbetejave, Kompania e Deminimit ka edhe Njësitë për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera (EOD), të cilat bëjnë kujdestari 24 orë në ditë, gjatë 7 ditëve të javës, përgjatë gjithë vitit, në dy kazerma të FSK-së, në Prizren dhe në Pomozoton, si dhe aktivizohen për veprim sipas thirrjes së Policisë së Kosovës.
Gjatë këtij viti, deri më tani, kanë intervenuar sipas thirrjeve në 280 raste si dhe kanë demoluar dhe asgjësuar 710 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera si: granata, mina, bomba kasetore, projektil etj.
Kompania e Deminimit pas përfundimit të sezonit veror do të angazhohet në realizimin e planit të paraparë për sezonin dimëror, e që është; aksioni vullnetar i mbajtjes së ligjëratave në shkolla fillore dhe të mesme për vetëdijesimin e nxënësve nga minat dhe mjetet tjera të pashpërthyera dhe mjetet piroteknike, si dhe realizimi i trajnimeve të ndryshme profesionale për pjesëtarët e kësaj kompanie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë