LAJMI I FUNDIT:

Haliti nuk përmend emra se kush hodhi gaz lotsjellës në Kuvend

Haliti nuk përmend emra se kush hodhi gaz lotsjellës në Kuvend

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka përfunduar dëshminë e tij në seancën gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes, të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Haliti nuk e ka veçuar asnjërin prej të akuzuarve që ka hedhur gaz lotsjellës, por sipas tij thuajse të gjithë kanë hedhur gaz lotsjellës.

Haliti tha se në njërën nga seancat ai e ka udhëhequr nga mesi i Grupit parlamentar të PDK-së, por se ajo ishte seancë jo normale.


Ai tha se nuk ka parë askënd të lënduar, por nga mediat ka marr vesh se kanë kërkuar ndihmë mjekësore disa por se në sallë nuk ka mbetur i alivanosur askush.

I akuzuari Albin Kurti ka pyetur Halitin se si e ka ditur se ai tym në Kuvend është gaz lotsjellës, Haliti është përgjigjur se “E kam provuar shumë herë”.

Ndërsa, Albulena Haxhiu ka pyetur Halitin, sipas Kushtetutës a e ka deputeti obligim mbrojtjen e territorit.

Derisa Haliti është përgjigjur se e tij ka qenë mbrojtja e integritetit institucional, derisa integritetin territorial realisht e mbron KFOR-i me Policinë.

Kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra nuk ka lejuar të akuzuarit t’i bëjnë shumë pyetje dëshmitarit Haliti, duke i vlerësuar ato jashtë çështjes së akuzës.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori