LAJMI I FUNDIT:

Audi shpërblen edhe futbollistët e Barcelonës: Messi dhe Suarez zgjedhin modelin e njëjtë, Ter Stegen dhe Rakitic fitojnë garën e shpejtësisë (Foto) 

Audi shpërblen edhe futbollistët e Barcelonës: Messi dhe Suarez zgjedhin modelin e njëjtë, Ter Stegen dhe Rakitic fitojnë garën e shpejtësisë (Foto) 

Sponsori i klubit, marka e njohur e veturave Audi ka gëzuar edhe futbollistët e Barcelonës me nga një model të ri, vetëm një javë pasi shpërbleu lojtarët e rivalit të urryer, Real Madridit.

Për pjesën më të madhe këtë sezon, Barcelona ka qenë e para për çdo gjë kur është fjala për futbollin spanjoll.

Ata janë në krye të La Ligës, duke mos humbur asnjë ndeshje të ligës gjatë gjithë sezonit dhe tetë pikë më shumë se rivalët e Real Madridit, të cilët zënë vendin e katërt në tabelë.

Audi dhuron vetura të reja për yjet e Realit: Ramos e CR7 zgjedhin më të shtrenjtit – Carvajal fiton garën me formula (Foto)  
Lexo po ashtu Audi dhuron vetura të reja për yjet e Realit: Ramos e CR7 zgjedhin më të shtrenjtit – Carvajal fiton garën me formula (Foto)  

Por, lojtarët e Ernesto Valverde nuk kanë kryesuar edhe te sponsorët, pasi janë dashur të presin një javë para se sponsori i klubit, Audi, të ofrojë makina të reja për ta – shtatë ditë pasi rivalët e tyre të Madridit i morën ato.

Megjithatë, kjo nuk duket se shqetëson ekipin e yjeve të Barcelonës. Pas një seance stërvitore rutinë të enjten në mëngjes ata u njoftuan me automjetet e tyre të ri.

Messi me veturën e tij të re Audi RS6 Avant Performance

Ylli i skuadrës, Lionel Messi u shfaq mjaft i lumtur kur mori çelësat e modelit të ri Audi RS6 Avant Performance, për dallim nga rivali i tij, Cristiano Ronaldo që zgjodhi Audi RS7.

Suarez zgjodhi veturën e njëjtë sikurse miku i tij, Messi!

Bashkëlojtari i Messit, Luis Suarez zgjodhi po ashtu tipin e njëjtë sikurse të argjentinasit, por vetëm ngjyra e veturës ishte ndryshe.

Ai ishte fotografuar kur hyri në makinën e tij të re, të cilën do ta mbajë për pjesën tjetër të sezonit 2017-18, teksa u ndal gjithashtu edhe për të nënshkruar fanella gjatë ngjarjes së Audi-së në Circuit e Barcelonës-Catalunya në Montmelo.

Pamje nga gara e zhvilluar në cirkuitin e Katalunisë

Ndërsa, argjentinasi vendosi për diçka pak më pak të fuqishme, Sergio Busquets dhe Aleix Vidal ishin ndër ata që shkuan për një goditje më të vogël.

Sergio Busquets
Trajneri i klubit, Ernesto Valverde

Busquets zgjodhi veturën e tipi Audi R8 Plus, ndërsa Vidal shkoi për R8 Spyder V10, ndërsa Andres Iniesta zgjodhi tipin Audi SQ7.

Kapiteni i skuadrës, Andres Iniesta

Dita nuk përfundoi atje për lojtarët e Barcelonës. Ata të gjithë u trajtuan në disa xhiro rreth pistës që pret Çmimin e Madh të Spanjës.

Ter Stegen me Rakiticin fituan garën e shpejtësisë

Marc-Andre Ter Stegen dhe Ivan Rakitic, të dy u provuan të jenë më të shpejtë në pistë sesa që ata janë në fushë. /Telegrafi/

Talenti Ousmane Dembele zgjodhi një tip më sportiv

Lojtarët dhe modelet e Audi-së:

Në trend Sport

Më shumë
Kroos nuk ndërron mendje për pensionimin, por i tregon tifozëve të Realit pasardhësin e fanellës me numër 8

Kroos nuk ndërron mendje për pensionimin, por i tregon tifozëve të Realit pasardhësin e fanellës me numër 8

La Liga
Ancelotti i bën një kërkesë të veçantë Kroosit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti i bën një kërkesë të veçantë Kroosit pas triumfit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Khabib Nurmagomedov i kërkon Donald Trumpit ta ndalojë luftën në Palestinë, merr një përgjigje fantastike nga ish-presidenti amerikan

Khabib Nurmagomedov i kërkon Donald Trumpit ta ndalojë luftën në Palestinë, merr një përgjigje fantastike nga ish-presidenti amerikan

Sportet Luftarake
Garë e ashpër për Brojën, pas Monacos dhe klubeve angleze ai kërkohet edhe në Itali dhe Turqi

Garë e ashpër për Brojën, pas Monacos dhe klubeve angleze ai kërkohet edhe në Itali dhe Turqi

Premier League
Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Jose Mourinho befason kur pyetet se cili është personi më i famshëm që ia ka numrin e telefonit

Ndërkombëtare
Gjiganti turk interesohet për transferimin e Mirlind Dakut, i kanë bërë ofertë Rubin Kazanit

Gjiganti turk interesohet për transferimin e Mirlind Dakut, i kanë bërë ofertë Rubin Kazanit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori