LAJMI I FUNDIT:

Chelsea i bashkohet garës për Ozilin

Chelsea i bashkohet garës për Ozilin
LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 29: Mesut Ozil of Arsenal celebrates scoring a goal during the Premier League match between Arsenal and Huddersfield Town at Emirates Stadium on November 29, 2017 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Gjiganti anglez, Chelsea janë duke shikuar situatën e krijuar rreth kontratës së yllit gjerman, Mesut Ozil te Arsenali.

Kontrata e mesfushorit gjerman me tipare sulmuese është duke shkuar drejt fundit dhe nuk ka sinjale rinovimi.

Kjo kontratë aktuale e yllit gjerman i skadon më 30 qershor të vitit 2018 dhe palët kanë hasur në vështirësi për të gjetur zgjidhje për zgjatjen e saj.


Kështu, Ozil me vetëm edhe gjysmë viti kontratë me Arsenalit është bërë cak i transferimeve të shumë skuadrave të mëdha evropiane që duan shërbimet e tij pasi çmimi nuk do të jetë aq i lartë në rast transferimi gjatë janarit.

Ozil duke festuar me Mustafin golin e fundit me Arsenalin ndaj  Huddersfieldit (Getty Images)

Mediat spanjolle kanë deklaruar se gjermani ka marrëveshje verbale me Barcelonën, ndërsa pritet edhe arritja e ujdisë edhe me Arsenalit për shifrën e 20 milionë euro.

Por, sipas gazetës gjermane Bild, garës iu është shtuar edhe rivali i madh lokal i Topçinjve, Chelsea, të cilët janë duke mbajtur shënime të ngushta për yllin e Ligës Premier.

Trajneri italian, Antonio Conte nuk është i kënaqur me numrin e futbollistëve apo kontingjentin e tyre dhe është i interesuar të shtoj ndonjë emër të ri në skuadër.

Blutë kishin shikuar të përforcohen gjatë verës në mesfushë pas largimit të Nemanja Maticit, por ata afruan vetëm Tiemoue Bakayokon dhe dështuan në minutat e fundit për anglezin e Evertonit, Ross Barkley. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Tragjedi mes tifozëve të Interit, njëri përfundon me fatalitet

Tragjedi mes tifozëve të Interit, njëri përfundon me fatalitet

Serie A
Sa kushton fanella e re e Barçës si mysafir krahasuar me atë të Mbappes – vetëm një cent diferencë

Sa kushton fanella e re e Barçës si mysafir krahasuar me atë të Mbappes – vetëm një cent diferencë

La Liga
Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Carvajal tregon tri destinacionet e mundshme pas largimit nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Kalo në kategori