LAJMI I FUNDIT:

Barcelona arrin marrëveshje personale me Ozilin?

Barcelona arrin marrëveshje personale me Ozilin?
LIVERPOOL, ENGLAND - OCTOBER 22: Mesut Ozil of Arsenal scores his sides second goal during the Premier League match between Everton and Arsenal at Goodison Park on October 22, 2017 in Liverpool, England. (Photo by Gareth Copley/Getty Images)

Mediat spanjolle kanë zbuluar se Barcelona ka arritur marrëveshje rreth kushteve personale me të rebeluarin e Arsenalit, Mesut Ozil.

Ozil, i cili mbetet jashtë kontratës në muajin qershor të 2018 është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane që duan shërbimet e tij.


Megjithatë, mesfushori gjerman ka mbajtur mendjen e tij në bisedime me Barcelonën për disa javë rresht rreth një kthimi gjatë janarit në Spanjë.

Super skuadra me Messin, Sanchezin, Ozilin dhe Chiellinin që mund të merret pa asnjë cent (Foto)
Lexo po ashtu Super skuadra me Messin, Sanchezin, Ozilin dhe Chiellinin që mund të merret pa asnjë cent (Foto)

Sipas mediumit spanjoll Catalunya Radio, përmes gazetares së tyre Quique Guasch, raportojnë se Barça ka arritur marrëveshje rreth kushteve personale me reprezentuesin e Gjermanisë.

Ozili duke përshëndetur Messin para një takimi (Getty Images)

Barça thuhet se ka rënë dakord për një kontratë tre-vjeçare me Ozilin dhe tani janë të gatshëm të marrin atë nga Arsenali për një çmim të arsyeshëm.

Gjiganti spanjoll beson se mund të nënshkruajnë transferimin e tij nga Emirates për një marrëveshje me vlerë 20 milionë euro pasi që është në vitin e fundit të kontratës.

Ozil i tregon kushtet Barcelonës, paga e kërkuar nga ai është 19 milionë euro në vit
Lexo po ashtu Ozil i tregon kushtet Barcelonës, paga e kërkuar nga ai është 19 milionë euro në vit

Katalanasit kanë shtyrë shumë për Ozilin, pasi ai nuk është i lidhur me garat evropiane dhe do mund të luante për Barcelonën në Ligën e Kampionëve nga faza e eliminimit direkt.

Marrëveshja e Barçës me Ozilin thuhet se do t’i japë fund edhe ndjekjes së brazilianit Philippe Coutinho, ku Liverpooli kërkonte së paku 150 milionë euro për të shitur atë në janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori