LAJMI I FUNDIT:

Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes çiftit që lidhja të zgjatë përgjithmonë

Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes çiftit që lidhja të zgjatë përgjithmonë

Thonë se dashuria s’ka çmim, por a mund të ketë dashuria një diferencë ideale të moshës?

Shkencëtarët bëjnë të ditur se diferenca në moshë mes dy njerëzve në lidhje ka efekte dramatike në suksesin e martesës, transmeton Telegrafi.

Këtë e thonë dy profesorë nga Atlanta, të cilët e kanë studiuar këtë çështje për vite të tëra.


Andrew Francis dhe Hugo Mialon kanë studiuar gjithsej 3.000 njerëz për të ardhur në këtë përfundim, ndërsa ka zbuluar në lidhjet ku diferenca në moshë është shumë e madhe, rreziku për divorc është më i larti.

Mund të mendoni se kjo aplikohet vetëm te çiftet që kanë një diferencë të moshës deri në 10 vjet, por kjo është e vërtetë vetëm deri në një pikë.

Çiftet e martuara të cilët kanë 10 vjet diferencë në moshë janë 39 për qind më të prirë të shkurorëzohen, ndërsa çiftet me 20 vjet diferencë në moshë kanë 95 për qind shanse të ndahen.

Në fakt, edhe 5 vjet diferencë në moshë mes individëve ka një rrezik prej 18 për qind të përfundimit të martesës.

Nëse dëshironi të keni një martesë të suksesshme, atëherë duhet të martoheni me dikë që keni vetëm 1 vit diferencë në moshë.

Kjo diferencë e moshës shkakton vetëm 3 për qind rrezik që martesa të përfundojë me divorc.  /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Vetëm femra më e bukur në botë mund të veshë sytjena që sfidojnë gravitetin

Moda
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave

Këshilla dhe arsye
Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Këto janë dhimbjet gjatë shtatzënisë që s'duhen injoruar kurrsesi

Shtatzëna
Si t’i vizatoni vetullat në vetëm disa hapa dhe ta zbukuroni gjithë fytyrën? Përpara jush është një udhëzues i qartë

Si t’i vizatoni vetullat në vetëm disa hapa dhe ta zbukuroni gjithë fytyrën? Përpara jush është një udhëzues i qartë

Grim
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë

Kalo në kategori