LAJMI I FUNDIT:

Policia ndalon edhe deputetin Mukoski dhe aktorin Jovanovski

Policia ndalon edhe deputetin Mukoski dhe aktorin Jovanovski

Përveç Mitko Çavkovit, i cili u arrestua këtë mëngjes, me urdhër të prokurorit publik janë arrestuar edhe 15 persona tjerë, mes të cilëve edhe deputetë dhe qytetarë të cilët ishin pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit.

Arrestohet Mitko Çavkov
Lexo po ashtu Arrestohet Mitko Çavkov

Mes tyre janë aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov-Qoseto nga Velesi, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Krsto Mukoski, Sashe Stefanovski, Ljube Arnaudov nga Ohri dhe tjerë, njofton Telegrafi Maqedoni.


Pritet që sot Çavkov të sillet në Gjykatën Penale para gjykatësit të procedurës paraprake./Telegrafi/