LAJMI I FUNDIT:

Viti 2017, vit i rikthimit të Rafael Nadalit në kreun e tenisit

Viti 2017, vit i rikthimit të Rafael Nadalit në kreun e tenisit

Tenisi është një sport që mund të luhet individualisht kundër një kundërshtari të vetëm ose midis dy ekipeve që përbëhet nga dy lojtarë.

Një pjesë e historianëve besojnë se origjina e lashtë e lojës daton në shekullin e XII-të në Francën veriore, ku një top ishte goditur me pëllëmbën e dorës. Luigi X i Francës ishte një lojtar i zjarrtë i jeu de paume (“lojë e palmës”), i cili u zhvillua në tenis të vërtetë dhe u bë i njohur si personi i parë që ka ndërtuar fushën e tenisit modern.


Luigi X ishte i pakënaqur me ndeshjet në ambient të hapur dhe kështu ndërtoi fushën e rrethuar me mure në fund të shekullit XIII-të.

Gjatë këtyre shekujve deri në ditët e sotme botën e tenisit e kanë dominuar shumë lojtarë gjersa viteve të fundit u veçuan Novak Djokovic, Roger Federer, Rafael Nadal.

Ky i fundit ka arritur edhe një sukses të paparë deri më tani në botën e sportit të bardhë.

Spanjolli me triumfin gjatë muajit nëntor në Paris Masters është bërë tenisti më i vjetër që përfundon si i pari në renditjen botërore të tabelës ATP me 10645 pikë.

Nadal ka përfunduar vitin në vendin e parë në moshën 31-vjeçare dhe kjo do të jetë hera e katërt në karrierë që vitin e përmbyll si i pari.

Rafa këtë vit shkaku i lëndimeve e përmbyll me dy tituj të fituar atë të French Open dhe US Open ndërsa ka dështuar në finalet e madhe të turneut të parë sezonal, Australian Open.

Roger Federer dhe Rafael Nadal

I dyti në renditje është tenisti zviceran Roger Federer, i cili ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm ani pse në moshën 36-vjeçare. Zvicerani e përmbyll vitin me 9605 pikë të fituara.

Federer përmbyll vitin duke fituar dy trofe të turneve prestigjioze. Tenisti ka fituar në turneun e Wimbledonit si dhe të Australian Open. Kjo ka bërë që ngritët në kreun e renditjes tabelore të ATP-së.

Grigor Dimitrov, tenisti bullgar nuk ka fituar asnjë turne prestigjioz. Por, është renditur në vendin e tretë në saje të triumfit në disa gara më të vogla si dhe arritja në çerek apo gjysmëfinale të turneve. Tenisti 26-vjeçar e përmbyll vitin me 5150 pikë.

Djokovic është një prej tenistëve që ka pësuar rënien më të madhe në karrierë. Tenisti serb vitin e përfundon si i 12-ti. /Telegrafi/

Renditja e tenistëve në tabelën e ATP-së

Në trend Sport

Më shumë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Barcelona synon transferimin e yllit 21-vjeçar të Ajaxit

Barcelona synon transferimin e yllit 21-vjeçar të Ajaxit

La Liga
Kalo në kategori