LAJMI I FUNDIT:

Higuain do të operohet në dorë, humb derbin me Napolin – pritet të mungojë edhe ndaj Interit

Higuain do të operohet në dorë, humb derbin me Napolin – pritet të mungojë edhe ndaj Interit
TURIN, ITALY - NOVEMBER 05: Gonzalo Higuain of Juventus lies on the pitch during the Serie A match between Juventus and Benevento Calcio on November 5, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Një kirurg ortopedik pretendon se sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain është duke u përballur me një lëndim në dorë, ku pritet të operohet dhe të mungojë 2-3 javë dhe kështu pritet të humb derbin e javës në Serie A ndaj Napolit dhe atë të një jave më vonë ndaj Interit.  

Mediat italiane raportojnë se Higuain do të humbasë ndeshjen e Serie A ndaj Napolit të premten mbrëma për shkak të operacionit në dorë.


Sipas mediumit Sky Sport Italia, argjentinasi do të ketë një operacion në dorën e tij të majtë në orët e ardhshme dhe rrjedhimisht do të jetë i padisponueshëm për udhëtimin e Zonjë së Vjetër në Napoli.

Askush si Higuain në Serie A, 100 gola i ka arritur më shpejtë se Trezeguet, Shevchenko, Ibrahimovic e Crespo
Lexo po ashtu Askush si Higuain në Serie A, 100 gola i ka arritur më shpejtë se Trezeguet, Shevchenko, Ibrahimovic e Crespo

Sulmuesi argjentinas në fund të sezonit 2015/16 u largua nga Napoli për Juventusin për një shifër rekord prej 90 milionë eurosh dhe shënoi në rikthimin e tij në San Paolo sezonin e kaluar, por tani pritet të mungoj ndaj ish-skuadrës.

Higuain duke festuar golin ndaj ish-skuadrës së tij, Napolit (Getty Images)

Kirurgu ortopedik, Matteo Vitali paralajmëroi se sulmuesi mund të humbasë edhe ndeshjen e ngjashme të Bianconerëve me Interin në fillim të muajit të ardhshëm.

“Koha e rimëkëmbjes do të jenë rreth 2-3 javë”, ka thënë fillimisht doktori për Premium Sport.

Icardi mund ta thyej rekordin e Higuainit për më shumë gola brenda një sezonit
Lexo po ashtu Icardi mund ta thyej rekordin e Higuainit për më shumë gola brenda një sezonit

“A mund të shmanget operacioni? Dhimbja ndikon në performancën dhe një rënie në thyerje mund ta kthejë këtë lëndim në diçka edhe më serioze”.

“Qëndrimi i ruajtjes së lojtarit, besoj, është diktuar nga këto vlerësime”, përfundoi kirurgu ortoped Vitali. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Kalo në kategori