LAJMI I FUNDIT:

Icardi mund ta thyej rekordin e Higuainit për më shumë gola brenda një sezonit

Icardi mund ta thyej rekordin e Higuainit për më shumë gola brenda një sezonit

Mauro Icardi është në rrugë të mbarë për të thyer rekordin e Gonzalo Higuainit në Serie A për një sezon të vetëm, pasi deri më tani ka 15 gola në 14 ndeshje.

Reprezentuesi 24-vjeçar argjentinas ka qenë i zjarrtë në këtë fillim sezoni dhe këtë e ka treguar edhe një herë tjetër në fitoren e mbrëmshme 3-1 në Cagliari.


Kjo ishte loja e gjashtë e sezonit që Icardi shënon më shumë se një gol në ndeshje (pesë dy golësha dhe një het-trik), më shumë se çdo lojtar tjetër në pesë ligat më të mira evropiane.

Interi nuk gabon në Cagliari: Zikaltrit lider në Serie A, Icardi i prin listës së golashënuesve (Foto/Video)
Lexo po ashtu Interi nuk gabon në Cagliari: Zikaltrit lider në Serie A, Icardi i prin listës së golashënuesve (Foto/Video)

Norma e tij e konvertimit të golave është një 32 për qind i befasishëm, pasi ka gjetur rrjetën 15 herë nga vetëm 48 goditje në gol.

Nëse vazhdon kështu, Icardi është në rrugë të mbarë për të thyer rekordin e Higuain, i cili shënoi 36 gola në 35 ndeshje për Napolin në sezonin 2015/16.

Icardi ka 15 gola në 14 ndeshje, ndërsa rekordi i Higuainit ka 36 gola brenda një sezoni (Getty Images)

Nuk është vështirë për një fenomen i ri si Maurito, i cili për Interin në të gjitha garat ka shënuar tashmë katër het-trik, 18 dy golësha dhe 45 gola të vetme në vetëm 160 paraqitjet.

Udhëtimi në Cagliari mbrëmë ishte ndeshja e 170-të e Icardit në Serie A, duke shënuar 96 gola me 26 asistime. Kjo është një mesatare prej 0.56 gola për ndeshje, më shumë se një gol çdo lojë tjetër.

Boninsenga: Icardi më i mirë se Higuaini
Lexo po ashtu Boninsenga: Icardi më i mirë se Higuaini

Ai është vetëm katër gola larg shifrës së 100 golave në ligën më të lartë italiane dhe nuk do të arrijë moshën 25 vjeç deri në shkurt të vitit 2018.

Icard, padyshim një fenomen dhe një emër që do të dëgjohet shumë për vite me radhë. /Telegrafi/

“Icardi, një nga më të mirët në botë”
Lexo po ashtu “Icardi, një nga më të mirët në botë”

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori