LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk ia del dot përballë tri herë kampionit të Evropës (Foto)

Kosova nuk ia del dot përballë tri herë kampionit të Evropës (Foto)

Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kualifikuese të botërorit “Kina 2019” kundër ish-kampionit të Evropës.

Basketbollistët tanë nuk arritën të fitonin para shikuesve të vetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë kundër Lituanisë, duke pësuar humbje me rezultat 99:61.


Pamje prej takimit të vlefshëm për botërorin “Kina 2019”

“Dardanët” i befasuan kundërshtarët që ishin super favoritë, duke u shkaktuar probleme në njëzet minutshin e parë.

Në çerekun e parë përfaqësuesja e Kosovës ishte më e mirë se mysafirët duke e përmbyllur këtë periudhë me një pikë avantazh, 21:20.

“Dardanët” në mbështetje të basketbollistëve tanë

Edhe çereku i dytë ishte i mirë për skuadrën tonë duke treguar cilësi të mirë në sulm dhe mbrojtje të çeliktë, e cila rezultoi që “super” lituanezët të ndalen në barazim, 35:35.

Por, në pjesën e dytë vardhegjelbërit treguan pse i kanë fituar në të kaluarën tri kampionate evropiane.

Kosova rezistoi në pjesën e parë lituanezët

Periudha e tretë ishte fatale për skuadrën tonë pasi që erdhi në shprehje përgatitje fizike dhe shpërqendrimi i lojtarëve tanë, ku çerekun e tretë mysafirët e përfunduan me epërsi prej 14 pikëve.

Çereku i katërt ishte edhe më i dobët për lojtarët tanë pasi që Lituanezët ndeshjen e përfunduan me 38 pikë epërsi, përkatësisht me rezultat 99:61.

Basketbollisti më efikas te Kosova ishte Dardan Berisha me 19 pikë ndërsa te lituanezët më i miri në fushë ishte Antonio Jasikevicius me 16 pikë.

Pas kësaj, Lituania zë pozitën e parë të renditjes tabelore të Grupit C me dy pikë, po aq sa ka edhe Polonia, e cila triumfoi kundër Hungarisë me rezultat 70:60.

Kujtojmë se në takimin e radhës Kosova do të jetë mysafire e kombëtares së Hungarisë ndërsa Lituania do ta pres para shikuesve të vetë Poloninë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Serie A
PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

Bundesliga
Kalo në kategori