LAJMI I FUNDIT:

Chelsea me poker golash kalon fazën grupore (Foto/Video)

Chelsea me poker golash kalon fazën grupore (Foto/Video)

Chelsea i është rikthyer fitoreve pas humbjes në xhiron e kaluar në Ligën e Kampionëve.

Londinezët kanë triumfuar si mysafirë të skuadrës azere kundër Qarabag me rezultat 4-0.


Në këtë formë, Th Blues arrin të kualifikohen për në fazën e eliminimeve ndërsa ekipi i mbrojtësit shqiptar, Ansi Agolli ende ka gjasa të kualifikohet për në Ligën e Evropës.

Mysafirët dy golat e parë i realizuan në pjesën e parë, ndërsa po aq edhe në 45 minutshin e dytë.

Eden hazard, golashënues dhe asistues kundër Qarabag

Eden Hazard u tregua i saktë në të 21 minutë kur ekzekutoi penalti. Paraprakisht, me karton të kuq u përjashtua prej ndeshjes, Rashad Sadygov, i cili shkaktoi penalltinë në Willianin.

Willian pas një bashkëveprimi me Cesc Fabregasin reailizoi gol në të 36 minutë, që ishte edhe i fundit në 45 minutshin e parë.

Pesë minuta para përfundimit të takimit, braziliani Willian ka shënuar edhe golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin.

Edhe në pjesën e dytë mysafirët treguan lojë më të mirë, e cila gjë rezultoi edhe me një gol.

Sërish penalti për Chelsean në të 73 minutë, por kësaj radhe nga pika e bardhë u tregua i suksesshëm Cesc Fabregas.

Momenti i kartonit të kuq në kurriz të Rashad Sadygov

Deri në fund të ndeshjes më nuk pati gol dhe kështu, të besuarit e Antonio Contes triumfuan me rezultat 4-0.

Pas kësaj, Chelsea është lider i grupit C me dhjetë pikë ndërsa Qarabag ka dy pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori