LAJMI I FUNDIT:

Nesër nis numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë (Video)

Nesër nis numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë (Video)

Koordinatori në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se aktualisht QNR është afër kompletimit të dhënave të votuesve me kusht.

“Jemi afër përfundimit të procesit të regjistrimit të votuesve me kusht në bazën e të dhënave. Pas këtij procesi do t’i bëjmë të gjitha kontrollet dhe verifikimet për të kaluar pastaj në krahasimin e votuesve të rregullt dhe atyre me kusht, dhe pas këtij verifikimi atëherë do ta dimë saktë se sa është numri i votuesve me kusht dhe vota e tyre do të konfirmohet”, ka thënë Ahmetaj.


Ahmetaj ka bërë të ditur se numërimi i votave me kusht dhe atyre me postë mund të nisë nesër dhe të përfundojë brenda ditës.

“Besoj që nesër do të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe ky numërim mund të kryhet brenda ditës pasi që janë rreth 12 mijë vota duke përfshirë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votave me postë”, u shpreh Ahmetaj për Telegrafin, duke theksuar se rezultati i këtyre votave mund të dihet aty për aty.

I pyetur rreth asaj se a dihet sa është numri i votave me kusht në komunën e Prishtinës, Ahmetaj u shpreh se janë rreth 1600.

Më tej koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se përqindja e shpalljes së fletëvotimeve të pavlefshme nga numërimi i votave me kusht dhe me postë, mund të jetë shumë e vogël.

“Trendi i fletëvotimeve të pavlefshme mund të jetë 1 për qind, e që është një përqindje e vogël e cila nuk mund të luaj rol në rezultatin përfundimtarë”, tha Ahmetaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori