LAJMI I FUNDIT:

Hendboll: Ekipi i femrave U-20 i Kosovës në të njëjtin grup me Serbinë

Hendboll: Ekipi i femrave U-20 i Kosovës në të njëjtin grup me Serbinë

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në hendboll për femra të martën ka mësuar kundërshtarët e eliminatoreve për Botërorin e vitit tjetër.

Shorti i tërhequr në Vjenë ka përcaktuar Kosovën në Grupin 5, ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Serbia e Sllovakia.


Vetëm fituesi i grupit kualifikohet në Botërorin që mbahet në Hungari në korrik të vitit tjetër.

Ndeshjet kualifikuese zhvillohen prej 23 deri më 25 mars të vitit të ardhshëm, thuhet në njoftimin e Federatës së Kosovës në Hendboll.

Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka njoftuar se në kualifikime paraqiten 26 përfaqësuese evropiane që garojnë për nëntë vende.

Janë të ndara në shtatë grupe. Prej grupeve një e dy kualifikohen nga dy përfaqësuese, ndërsa në pesë grupet tjera vetëm nga një.

Direkt kualifikohen Franca, Rusia e Danimarka që zunë tri vendet e para në Evropianin U-19 të vitit të kaluar, dhe Hungaria si organizatore e Botërorit. Në botëror do të garojnë gjithsej 24 përfaqësuese, prej tyre 13 të Evropës.

Me short është vendosur edhe për vendet që i organizojnë turnetë kualifikues. Për grupin e Kosovës e drejta fillimisht i shkoi Sllovakisë, por pasi ky vend ka organizuar turne për evropianin U-19, e drejta iu bart Serbisë. Nëse Serbia heq dorë atëherë të drejtën e ka Norvegjia e krejt në fund, sipas shortit, Kosova.

EHF-ja pritet të dalë me ndonjë vendim për përballjet e Kosovës me Serbinë, që vlerësohen të natyrës së ndjeshme.

Ka pasur një përballje Kosovë – Serbi në të kaluarën, pikërisht në hendbollin e femrave. Në kuadër të kualifikimeve për Evropianin U-19 të vitit 2015, Kosova e Serbia ishin në Grupin 3, së bashku me Sllovakinë e Rumaninë.

Ndeshjet ishin luajtur në Roman të Rumanisë në prill të vitit 2015. Kosova i kishte humbur me rezultat të lartë të tri ndeshjet. Ndaj Serbisë kishte pësuar me rezultatin 40-12.

Por, në dy vitet e fundit ekipet përfaqësuese të femrave janë ngritur ndjeshëm dhe në marsin e vitit tjetër priten rezultate më të mira dhe paraqitje më të mira. Në Rumani ndeshjet ishin luajtur me flamur të EHF-së. Kosova u përball me përfaqësuese të tri vendeve që nuk e njihnin shtetin e Kosovës.

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori