LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, sistemi ‘Akmis’ përgjegjësi për gjykatësit keqpërdorues

Maqedoni, sistemi ‘Akmis’ përgjegjësi për gjykatësit keqpërdorues

Fati i gjykatësve për të cilët ka dyshime se kanë kurdisur lëndë nëpër gjykata, do të jetë në duart e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorisë Themelore Publike. Alsat M mëson jozyrtarisht se raporti final i grupit punues që e kontrollonte sistemin elektronik AKMIS në Gjykatat në Shkup, do të ridërgohet në këto dy institucione të cilat duhet të vendosin nëse ndonjë gjykatës që ka ndarë lëndë në duar, do të shkarkohet dhe do të përballet me përgjegjësi penale.

Manipulimet e vërtetuara tashmë në sistemin Akmis tregojnë se parregullsi ka në Supreme, të cilën e drejton Jovo Vangelovski dhe Penalen e Vladimir Pançevskit. Gjykatësi suprem, Shpend Devaja para disa ditësh deklaroi se përgjegjësia në rast se janë kurdisur lëndë në gjykatat bie në kurriz të kryetarëve të gjykatave përkatëse.


a dënime prej tre deri pesë vjet, por megjithatë varet se për çfarë vepre penale dhe nën cilin paragraf do të jetë. Nëse do të jetë kualifikuese ose jo- kualifikuese. Besoj se për kryetarin e gjykatës duhet të jetë element kualifikues, meqë ai është personi i autorizuar zyrtarë që duhet të mbajë llogari që mos të ketë abuzim të sistemit AKMIS, e jo të bëjë keqpërdorimin e këtij sistemi – tha Shpend Devaja- gjykatës suprem.

Siç publikoi Alsat M, dyshohet se kryetari i kësaj gjykate, Jovo Vangelovski ka ndarë lëndë në dorë dhe ka hartuar sistemimin e gjykatësve sipas dëshirës së tij. Problem ka pasur edhe në regjistrimin e rasteve në sistemin elektronik si dhe në mbajtjen e evidencës në regjistrin e lëndëve. Ndarje të lëndëve në dorë, Komisioni ka detektuar edhe në Gjykatën Penale. Analiza e këtij sistemi ka treguar se në Gjykatën e Apelit nuk ka keqpërdorime. Përgjegjësi penale për gjykatësit që e kanë abuzuar AKMIS-in, kërkoi edhe eksperti juridik gjerman, Rajnhard Pribe. /Alsat-M/