LAJMI I FUNDIT:

Gabigol do largohet nga Benfica në janar

Gabigol do largohet nga Benfica në janar

Benfica thuhet se do të dërgojë Gabriel Barbosan apo i njohur si Gabigol përsëri në Inter në muajin janar pas një prishje të plotë të marrëdhënieve midis klubit dhe lojtarit.

Sulmuesi brazilian nuk po gjen qetësi që nga transferimi i tij në Evropë në verën e vitit 2016 nga Santosi.


Transferimi i tij thuhet se i kushtoi Interit plot 33 milionë euro, por që doli të jetë një dështim në sezonin e tij të parë.

Gabigol përleshet me bashkëlojtarin e tij te Benfica (Video)
Lexo po ashtu Gabigol përleshet me bashkëlojtarin e tij te Benfica (Video)

Sipas mediumit portugez A Bola, vendimi final për këtë erdhi pasi që Gabigol ishte një zëvendësues i papërdorur gjatë ndeshjes së Kupës së Benficës kundër Vitoria Guimaraes të shtunën mbrëma.

Gabigol nuk mbushi pritsh-mëritë te Interi (Getty Images)

Rrjedhimisht, gazeta nuk pret që të ketë një rrugë prapa për brazilianin për vazhdimin e karrierës së tij në Estadio da Luz.

22-vjeçari u bashkua me Benficën në fund të gushtit me mundësi blerje, por ai ka luajtur vetëm 148 minuta në katër paraqitje në Lisbonë.

Gabigol refuzon kalimin te skuadra tjetër e pronarëve të Interit, Jiangsu Suning  
Lexo po ashtu Gabigol refuzon kalimin te skuadra tjetër e pronarëve të Interit, Jiangsu Suning  

Kthimi i tij në Inter në afatin kalimtar të janar pritet të detyroj gjigantin italian t’ia gjej një skuadër tjetër për ta huazuar, ku dëshira e klubit do ishte brenda Serie A.

Në anën tjetër, Gabigol do dëshironte një rikthim të tij në kampionatin brazilian, te ish-skuadra e tij Santosi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Shqetësime të mëdha për Bayernin, lëndohen edhe dy yje tjerë para ndeshjes me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Wirtz te Barcelona? Fabrizio Romano jep detajet e fundit për yllin gjerman

Bundesliga
Kalo në kategori