LAJMI I FUNDIT:

Gabigol përleshet me bashkëlojtarin e tij te Benfica (Video)

Gabigol përleshet me bashkëlojtarin e tij te Benfica (Video)

Lojtari në pronësi të Interit, Gabriel Barbosa i njohur si Gabigol thuhet se ishte përfshirë në një grindje me një shok skuadre te Benfica në prag të disfatës 5-0 të  së martën në Basel.

Një video e lëshuar nga transmetuesi portugez RTP tregon pamjet ku Gabigol shihet duke u përleshur me mbrojtësin Jardel, i cili është edhe bashkëkombës i tij.


Gabigol prezantohet te Benfica: Isha i lumtur te Interi, por tani është një fazë tjetër
Lexo po ashtu Gabigol prezantohet te Benfica: Isha i lumtur te Interi, por tani është një fazë tjetër

Nuk dihet arsyeja e përleshjet se dy lojtarëve të Benficas, por u desh intervenimi i bashkëlojtarëve për t’i ndarë.

Benfica ka humbur tre nga pesë ndeshjet e fundit, ndërkohë që 21-vjeçari ka dështuar të shënojë në tri paraqitje për Shqiponjat që kur u bashkua me huazim nga Interi.

Pamje gjatë kacafytjes Gabigol-Jardel!

Përleshja e tyre thuhet se ka ndikuar në paraqitjen e dobët të skuadrës së madhe portugeze, në humbjen e thellë 5-0 nga Baseli.

Drejtuesit e klubit po mendojnë të marrin masa për dy futbollistët, të cilët pritet t’i marrin dënimet brenda kësaj jave. /Telegrafi/