LAJMI I FUNDIT:

Gabigol refuzon kalimin te skuadra tjetër e pronarëve të Interit, Jiangsu Suning  

Gabigol refuzon kalimin te skuadra tjetër e pronarëve të Interit, Jiangsu Suning  

Raportet në Portugali sugjerojnë se braziliani Gabriel Barbosa i njohur si Gabuigol ka refuzuar një huazim gjatë janarit në skuadrën kineze, Jiangsu Suning, pavarësisht Interit që dëshiron ta zëvendësojë atë me mesfushorin Ramires.

Sulmuesi brazilian u bashkua me Nerazzurrët nga Santosi në një marrëveshje me vlerë rreth 33.5 milionë euro, por ai nuk arriti të bëjë një ndeshje të vetme si titullar në Serie A dhe shënoi vetëm një herë.


Interi zyrtarizon shumat e transferimeve -Gabigol u pagua shumë shtrenjtë, mësohen edhe çmimet e paguara për Joao Marion, Candrevan dhe Gagliardinin
Lexo po ashtu Interi zyrtarizon shumat e transferimeve -Gabigol u pagua shumë shtrenjtë, mësohen edhe çmimet e paguara për Joao Marion, Candrevan dhe Gagliardinin

Kjo pa sulmuesin, i njohur si Gabigol, të huazohet të gjigantët portugez, Benfica, në fillim të verës, me mundësi blerje në përfundim të sezonit.

Mungesa e lojës e bënte të palumtur Gabigolin te Interi (Getty Images)

Megjithatë, Barbosa nuk ka arritur të bëjë përparim në Portugali dhe ka luajtur vetëm 26 minuta deri më tani te Benfica.

Sipas mediumit portugez Record, Benfica dëshiron të lejoj atë që të kthehet në San Siro në muajin janar te skuadra që e ka në pronësi, Interi.

Por, Nerazzurrët nuk kanë vend për sulmuesin brazilian dhe kanë planifikuar ta dërgojnë atë në Kinë, apo më saktë në Superligën kineze te Jiangsu Suning.

Gabigol përleshet me bashkëlojtarin e tij te Benfica (Video)
Lexo po ashtu Gabigol përleshet me bashkëlojtarin e tij te Benfica (Video)

Të dyja skuadrat, Interi dhe Jiangsu Suning janë në pronësi të Suning Group, dhe marrëveshja e propozuar do ta kishte parë Ramiresin të lëviz në anën tjetër në një shkëmbim huazimi.

Megjithatë, Gabigol e ka refuzuar këtë, pasi ai do të preferonte të qëndronte në Evropë ose të kthehej në Brazil, te ish-skuadra, Santosi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori