LAJMI I FUNDIT:

Mustafi shpërthen ndaj mediave: Flisni shumë pa lidhje por jam këtu para jush me fanellë të Arsenalit

Mustafi shpërthen ndaj mediave: Flisni shumë pa lidhje por jam këtu para jush me fanellë të Arsenalit
Mustafi duke festuar golin ndaj Tottenhamit (Getty Images)

Shkodran Mustafi ka qenë hero i Arsenalit në derbin e Londrës përballë Tottenham Hotspurs.

Falë golit të shënuar, ylli shqiptar e kaloi skuadrën e tij në epërsi para se të shënonte Alexis Sanchez golin e dytë në ndeshje.


Por Mustafit i ka mbetur hatri me mediat që e lidhnin me një largim të mundshëm nga Arsenali.

“Ju pëlqen të flisni pa lidhje, shumë pa lidhje”, u tha gazetarëve mbrojtësi shqiptar me pasaportë gjermane.

“Kjo është puna e juaj, të flisni dhe shkruani gjithçka pa pasur fare informata”, vazhdoi tutje Mustafi.

Sipas mbrojtësit nga Gostivari gjërat që ndodhin në dhomat e zhveshjes nuk i di asnjë gazetar.

Mustafi duke festuar golin ndaj Tottenham Hotspur

“Ajo që ndodh në dhomat e zhveshjes është e vërtetë dhe ju nuk i dini ato gjëra. Nuk e kuptoj pse flisni për gjërat që nuk i dini”.

“E shini tani, unë jam duke qëndruar para jush me një fanellë të Arsenalit dhe nuk kam shkuar askund”, deklaroi mbrojtësi shqiptar.

Mustafi reagoi kështu pasi mediat angleze gjatë janarit e lidhnin atë me një kalim në Serie A tek gjigantët si Juventus apo Inter.

Gjithsesi lojtari ka mbetur në Arsenal dhe është rikthyer pas një lëndimi që e mbajti disa javë jashtë fushave.

25-vjeçari ka një kontratë me klubin londinez deri në qershor të vitit 2021.

Ai iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2016 nga Valencia për 41 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori