Në Kosovë po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2017.
Shumë qytetarë nga 19 komunat në të cilat ka balotazh, kanë dalë për të kryer obligimin e tyre qytetar.
Përjashtim nuk bëjnë as figurat publike, të cilët gjithashtu dolën në vendvotime për të kryer këtë obligim.
Disa nga këngëtarët u panë sot duke votuar në qendra të ndryshme të votimit, ndërsa disa prej tyre edhe e treguan përmes fotografive në rrjetet sociale.
Telegrafi ju sjell në vazhdim disa prej këngëtarëve që votuan sot në balotazh:
Ishte e para këngëtarja Vesa Luma, e cila publikoi një fotografi në lnstaStory, ku shfaqej mjaft e freskët dhe tërheqëse. Në mbishkrimin e saj, ajo pyeste fansat nëse duhet të dalë në votim apo jo? Megjithatë, me këtë ajo ka bërë të ditur se është nisur për të kryer obligimin e saj si qytetare. Përndryshe, Vesa voton në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë.
Këngëtarja Shyhrete Behluli ka kryer sot obligimin e saj qytetar në një nga qendrat e votimit në Prishtinë. Ajo votoi e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Lulzimi, teksa në një intervistë të shkurtër për Klan Kosova, ajo u shpreh duke thënë se votimi është një obligim qytetar, që gjithsecili është mira ta kryejë, dhe si proces duhet të jetë korrekt.
Këngëtarja Edona Llalloshi ka votuar sot gjithashtu. Ajo bëri të ditur se kreu obligimin e saj si qytetare në gjimnazin “Sami Frashëri”, teksa publikoi një fotografi në InstaStory nga korridoret kësaj shkolle. “Qytet i bukur, pa lumë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
Këngëtari Alban Mehmeti dhe bashkëshortja e tij Fjolla, të cilës së shpejti presin të bëhen prindër për herë të dytë, votuan sot për një të ardhme më të mira. Dyshja kryen obligimin e tyre qytetar në Fakultetin Ekonomik dhe Juridik, teksa në InstaStory, Albani u bëri thirrje të gjithë ndjekësve të tij, që të votojnë edhe ata.
Edhe këngëtari Korab Shaqiri votoi sot në zgjedhjet e raundit të dytë. Përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, Shaqiri tregoi se votoi në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik dhe Juridik në Prishtinë, ndërsa nuk bëri të ditur subjektin të cilin përkrah, duke shkruar thjeshtë: “Vota ime shkon për…”.
Edhe këngëtarja Mihrije Braha u pa sot në një nga qendrat e votimit. Ajo publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku ndau me fansat momentin e hedhjes së votës.
Reperi Gold AG publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, duke bërë kështu të ditur se edhe ai votoi në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2017. Reperi ka kryer obligimin e tij si qytetar në qendrën e votimit, në Fakultetin Filologjik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje