LAJMI I FUNDIT:

Ditë atraktive për kandidatet e vetme femra në balotazh, Valdete Idrizi e Mimoza Kusari shkëlqejnë me dukjen e tyre (Foto)

Ditë atraktive për kandidatet e vetme femra në balotazh, Valdete Idrizi e Mimoza Kusari shkëlqejnë me dukjen e tyre (Foto)

Sot (e diel) në Kosovë po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale 2017.

Qytetarët e Kosovës kanë dalë për të kryer obligimin e tyre qytetar, teksa balotazh ka në gjithsej 19 komuna të Kosovës, shkruan Telegrafi.


Nga këto 19 komuna, vetëm dy janë kandidate nga gjinia femërore, e ato janë Valdete Idrizi nga radhët e PDK-së në Mitrovicë, dhe Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa në Gjakovë.

Të gjitha lajmet nga zgjedhjet lokale 2017
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga zgjedhjet lokale 2017

Dy femrat e vetme kandidate për kryetare komunash, kanë kryer sot obligimin e tyre qytetar.

Ato ishin kujdesur që në këtë ditë nga e cila shpresojnë fitoren, të duken bukur dhe elegante, me aspiratën që do ta fitojnë garën komunale.

Valdete Idrizi votoi sot në shkollë fillore “Andon Zako Çajupi” në Mitrovicë, shoqëruar nga e ëma e saj.

Valdete Idrizi voton e shoqëruar nga e ëma e saj

E njëjta kishte vendosur që të vishej mjaft elegante, me një pallto të kuqe, kombinuar pantallona të zeza dhe shall rreth qafës.

Idrizi fton qytetarët të dalin të votojnë
Lexo po ashtu Idrizi fton qytetarët të dalin të votojnë

Ajo bëri thirrje qytetarëve që të dalin në votim, ndërsa në këtë balotazh ajo konkurron kundër Agim Bahtirit nga radhët e AKR-së.

Kështu dukej sot në votim kandidatja nga radhët e PDK-së në Mitrovicë, Valdete Idrizi

Ndërkohë, në anën tjetër Mimoza Kusari-Lila, përmes rrjetit social Facebook bëri të ditur se një ditë si kjo, ajo e nisi me një dalje për vrap në parkun e Gjakovës.

Voton Kusari-Lila: Sot është një ditë e rëndësishme
Lexo po ashtu Voton Kusari-Lila: Sot është një ditë e rëndësishme

Mimoza ka kryer sot obligimin e saj si qytetare në shkollën fillore “Yll Morina” në Gjakovë, teksa në garën për këtë komunë ajo garon me kandidatin tjetër nga radhët e AAK-së, Ardian Gjinin.

Mimoza Kusari e nisi ditë herët me vrapin e mëngjesit. Burimi i fotos: Facebook

Mimoza dukej tejet elegante, veshur në një fustan ngjyrë vjollcë, kombinuar me një pallto të zezë, e cila përkonte me atmosferën e stinës.

Kusari-Lila për në vendvotim, u shoqërua nga bashkëshorti i saj Agron Lila. /Telegrafi/

Kandidatja nga radhët e Alternativës në Gjakovë, Mimoza Kusari, dukej tejet elegante teksa shoqërohej nga bashkëshorti në vendvotim

Në trend Magazina

Më shumë
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Kalo në kategori