Llogaritë zyrtare të Dolly Parton në rrjetet sociale kanë ndarë një mesazh prekës me fansat, dy javë pas vdekjes së legjendës së muzikës country.

Në postimin e publikuar në Instagram ishte shkëputur një varg nga kënga e saj e vitit 1977, “Light of a Clear Blue Morning”.


“Mund të shoh dritën e një mëngjesi të kaltër të kthjellët... gjithçka do të shkojë mirë, do të jetë në rregull”, shkruhej në sfondin rozë. Postimi shoqërohej vetëm me një emoji fluture blu, simbol i lidhur me Dolly Parton, shkruan DailyMail.

Dolly Parton ndërroi jetë më 25 gusht, në moshën 80-vjeçare, pas një beteje të shkurtër me kancerin.

Në javët pas vdekjes së saj, fansat dhe figura të njohura kanë ndarë vazhdimisht mesazhe homazhi për këngëtaren.

Pak ditë më parë, motra e saj, Stella Parton, kërkoi nga publiku të tregonte më shumë dhembshuri ndaj familjes në këtë periudhë zie.

Ajo kritikoi gjithashtu postimet e krijuara me inteligjencë artificiale dhe komentet sarkastike që, sipas saj, familja kishte marrë pas humbjes së Dolly-t.

Ndërkohë, para vdekjes, Dolly kishte treguar se kishte ende shumë projekte që dëshironte të realizonte, përfshirë hapjen e një hoteli dhe muzeu të ri në Nashville. /Telegrafi/